Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

YouTuberët austriakë depërtojnë në Batajnicë, publikojnë pamje të bazës ku Serbia operon avionë dhe dronë

The Geopost October 4, 2026 2 min read
Share the news

Dy YouTuberë austriakë thonë se janë futur fshehurazi në një prej bazave kryesore ushtarake të Serbisë, duke publikuar pamje që, sipas tyre, tregojnë pjesë të infrastrukturës dhe mjeteve ajrore të vendosura në Aeroportin Ushtarak “Kolonel-pilot Milenko Pavloviq” në Batajnicë.

Dy të rinjtë, pjesë e kanalit “Roofless TV”, i cili merret me eksplorime urbane dhe hyrje në zona të braktisura apo të kufizuara, kanë publikuar një video nga Serbia që ka marrë më shumë se gjysmë milioni shikime brenda pak ditësh.

Në videon e tyre, ata pretendojnë se kanë depërtuar në hapësirat e aeroportit ushtarak pa u penguar nga pjesëtarët e sigurisë. Gjatë qëndrimit aty, kanë filmuar avionë, hangarë dhe mjete të tjera ajrore, ndërsa pamjet i paraqesin si pjesë të një eksplorimi të fshehtë të një objekti ushtarak aktiv.

Rasti tërheq vëmendje të veçantë për shkak se Batajnica është një prej qendrave kryesore të Forcave Ajrore dhe Mbrojtjes Ajrore të Serbisë, ndërsa pamjet e publikuara ngrenë pikëpyetje se deri në çfarë mase është e mundur të dokumentohen nga afër kapacitetet ajrore të ushtrisë serbe.

Në material shfaqen edhe mjete ajrore që autorët i lidhin me aktivitetet ushtarake në bazë, përfshirë dronë dhe pajisje të tjera të aviacionit. Megjithatë, nga pamjet publike nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur nëse të gjitha skenat janë realizuar brenda bazës, në çfarë rrethanash janë filmuar apo nëse autorët kanë pasur ndonjë autorizim.

Videoja është publikuar në një format tipik të “urbex”-it, ku autorët eksplorojnë vende të mbyllura ose të paarritshme për publikun dhe dokumentojnë atë që gjejnë brenda tyre.

Në këtë rast, objektivi i tyre është një bazë aktive ushtarake, çka e bën materialin më të ndjeshëm se videot e zakonshme të kanalit.

Media serbe “Nova” iu drejtua Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe administratës së aeroportit me pyetje nëse autoritetet ishin në dijeni të hyrjes së dy të rinjve, nëse ata kishin pasur leje dhe nëse pamjet ishin realizuar realisht brenda zonës së mbrojtur.

Deri në publikimin e raportimit, institucionet serbe nuk kishin dhënë përgjigje.

Baza ajrore e Batajnicës ndodhet rreth 20 kilometra nga Beogradi dhe konsiderohet një prej objekteve kryesore të aviacionit ushtarak serb. Aty është e vendosur edhe Baza e 204-të Ajrore.

The GeoPost

Tags: Batajnica Serbi

Continue Reading

Previous: Propozimi për Serbinë “tregon se Kongresi ndjek zhvillimet në mënyrë të pavarur nga Shtëpia e Bardhë”

Propozimi për Serbinë “tregon se Kongresi ndjek zhvillimet në mënyrë të pavarur nga Shtëpia e Bardhë” 5 min read
  • Ballkan
  • News

Propozimi për Serbinë “tregon se Kongresi ndjek zhvillimet në mënyrë të pavarur nga Shtëpia e Bardhë”

The Geopost October 3, 2026
“Malit të Zi i kushtëzohet hyrja në BE”, Kroacia i kërkon pasuri me vlerë mbi 2.4 miliardë euro 2 min read
  • Ballkan
  • News

“Malit të Zi i kushtëzohet hyrja në BE”, Kroacia i kërkon pasuri me vlerë mbi 2.4 miliardë euro

The Geopost October 3, 2026
Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit 2 min read
  • Ballkan
  • News

Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit

The Geopost October 3, 2026
Kë, në fakt, përfaqësojnë partitë “ruse” në Serbi? 7 min read
  • Ballkan
  • News

Kë, në fakt, përfaqësojnë partitë “ruse” në Serbi?

The Geopost October 3, 2026
A po e ringjall Putini “Serbinë e Madhe”? 6 min read
  • Ballkan
  • News

A po e ringjall Putini “Serbinë e Madhe”?

The Geopost October 3, 2026
Mujanoviq: Deklaratat e Putinit janë jehonë e narrativës së Millosheviqit për “Serbinë e Madhe” 2 min read
  • Ballkan
  • News

Mujanoviq: Deklaratat e Putinit janë jehonë e narrativës së Millosheviqit për “Serbinë e Madhe”

The Geopost October 2, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.