Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Putin mbështet hapur Vuçiqin për kryeministër – Stradner: FSB-ja ruse po përgatit kaos në Beograd këtë tetor

The Geopost October 2, 2026 3 min read
Share the news

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Aleksandar Vuçiqin, duke thënë se shpreson që ai të bëhet kryeministër i Serbisë, në një deklaratë që vjen në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 25 tetorit.

Putin e ka përshkruar udhëheqjen aktuale serbe si të përmbajtur dhe ka lavdëruar gatishmërinë e Beogradit për bashkëpunim me Moskën.

Duke folur për zhvillimet në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Marrëveshjen e Dejtonit, Putin tha se serbët në Evropë janë “një komb i ndarë”, duke e cilësuar këtë si të padrejtë.

“Në samit dikur u formuluan Marrëveshjet e Dejtonit, ndërsa tani askush nuk dëshiron t’i zbatojë ato, kurse në raste të tjera serbëve u imponohen disa zgjidhje.

Serbët janë shndërruar në një komb të ndarë në Evropë, madje të ndarë me forcë. Kjo është e padrejtë. Dhe kjo është e keqe, sepse çdo padrejtësi çon në vështirësi dhe konflikte të caktuara”, tha Putin.

Ai më pas iu referua drejtpërdrejt Vuçiqit, i cili më 27 shtator dha dorëheqje nga posti i presidentit për t’i hapur rrugë kandidimit të tij për kryeministër në zgjedhjet e 25 tetorit.

“Por udhëheqja aktuale e Serbisë dhe presidenti i deritanishëm, ndërsa në të ardhmen, shpresoj, edhe kryeministri Aleksandar Vuçiq, ndjek një politikë të përmbajtur, tregon gatishmëri për bashkëpunim me Rusinë dhe ne, pa dyshim, e mirëpresim këtë dhe do t’i përgjigjemi në të njëjtën mënyrë”, tha Putin.

Deklaratat e presidentit rus kanë nxitur reagime të forta nga analistë që ndjekin zhvillimet në Serbi dhe rolin e Moskës në Ballkan.

Analistja amerikane Ivana Stradner ka thënë se “Putin nuk po e fsheh bastin e tij te Vuçiqi”, duke iu referuar mbështetjes së hapur të presidentit rus për rikthimin e Vuçiqit në postin e kryeministrit.

Lidhur me zgjedhjet e 25 tetorit, ajo ka shkruar se shërbimi rus i inteligjencës, FSB, po përgatit atë që e ka quajtur “ferr” për Serbinë më 25 tetor dhe se Moskë i ka dhënë Vuçiqit një “paketë për ruajtjen e regjimit”.

“Shërbimet ruse dhe serbe po bashkëpunojnë dhe se Rusia mund të ndërhyjë në procesin zgjedhor në Serbi”.

Paralelisht, analisti Jasmin Mujanoviq ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Putinit duke paralajmëruar për atë që ai e sheh si rikthim të narrativave të epokës së Slobodan Millosheviqit.

“Mund të jenë kambana të mëdha alarmi në të gjithë Evropën”, ka shkruar Mujanoviq, duke argumentuar se Putin po i bën jehonë hapur narrativave të “Serbisë së Madhe” të epokës së Millosheviqit.

Mujanoviq e ka krahasuar këtë retorikë me “Anschluss me karakteristika serbe” dhe ka vënë në dukje se deklaratat e Putinit vijnë vetëm pak ditë pas takimit të tij me liderin e serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik.

Putin u takua më 29 shtator në Kremlin me Dodikun dhe kryeministrin e Republikës Srpska, Savo Miniqin, ku shprehu mbështetje për koalicionin qeverisës në Republikën Srpska dhe foli për zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit.

Kështu, në ditët e fundit janë shfaqur një varg deklaratash dhe zhvillimesh që e vendosin Moskën në mënyrë të drejtpërdrejtë në debatin politik serb, nga mbështetja publike e Putinit për Vuçiqin si kryeministër të ardhshëm, te takimi me Dodikun dhe pretendimet e Stradnerit për rolin e shërbimeve ruse në periudhën zgjedhore.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi janë caktuar për 25 tetor, ndërsa dorëheqja e Vuçiqit nga presidenca i ka hapur rrugën rikthimit të tij të mundshëm në krye të qeverisë.

Tags: Aleksandar Vuçiq Rusia Serbia Vladimir Putin

Continue Reading

Previous: Mujanoviq: Deklaratat e Putinit janë jehonë e narrativës së Millosheviqit për “Serbinë e Madhe”

Mujanoviq: Deklaratat e Putinit janë jehonë e narrativës së Millosheviqit për “Serbinë e Madhe” 2 min read
  • Ballkan
  • News

Mujanoviq: Deklaratat e Putinit janë jehonë e narrativës së Millosheviqit për “Serbinë e Madhe”

The Geopost October 2, 2026
Putin lavdëron Serbinë për refuzimin e sanksioneve ndaj Rusisë: Shpresoj që Vuçiq të bëhet kryeministër 3 min read
  • Ballkan
  • News

Putin lavdëron Serbinë për refuzimin e sanksioneve ndaj Rusisë: Shpresoj që Vuçiq të bëhet kryeministër

The Geopost October 2, 2026
Kreu i komunistëve rusë: Po e humbin luftën në Ukrainë 2 min read
  • Botë
  • News

Kreu i komunistëve rusë: Po e humbin luftën në Ukrainë

The Geopost October 2, 2026
BE-ja dhe Ukraina bien dakord për mënyrat e mbulimit të nevojave buxhetore për këtë vit 2 min read
  • Botë
  • News

BE-ja dhe Ukraina bien dakord për mënyrat e mbulimit të nevojave buxhetore për këtë vit

The Geopost October 2, 2026
Ukraina përdor për herë të parë në luftime raketën balistike FP-7 2 min read
  • Botë
  • News

Ukraina përdor për herë të parë në luftime raketën balistike FP-7

The Geopost October 2, 2026
Alarm në Britani: MI5 akuzon kompaninë kineze për financimin e akademikëve për qëllime spiunazhi 5 min read
  • Botë

Alarm në Britani: MI5 akuzon kompaninë kineze për financimin e akademikëve për qëllime spiunazhi

The Geopost October 1, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.