Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Putin lavdëron Serbinë për refuzimin e sanksioneve ndaj Rusisë: Shpresoj që Vuçiq të bëhet kryeministër

The Geopost October 2, 2026 3 min read
Share the news

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka lavdëruar qëndrimin e Serbisë ndaj Moskës, veçanërisht refuzimin e Beogradit për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, ndërsa ka shprehur shpresën që Aleksandar Vuçiq të bëhet kryeministër i Serbisë.

Duke folur në seancën plenare të klubit ndërkombëtar të diskutimeve “Valday”, Putin tha se Moska e vlerëson atë që e cilësoi si “qëndrim të përmbajtur” të Beogradit në çështjet që lidhen me Rusinë.

“Ne mirëpresim qëndrimin shumë të përmbajtur të Serbisë në një numër çështjesh kyçe dhe shumë të ndjeshme, si dhe refuzimin e saj për të marrë ndonjë vendim që nënkupton sanksione kundër Rusisë”, tha Putin.

Ai më pas iu referua drejtpërdrejt Aleksandar Vuçiqit, duke shprehur shpresën që ish-presidenti serb të rikthehet në pushtet në postin e kryeministrit.

“Udhëheqja aktuale e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili deri vonë ishte president dhe, shpresoj, do të jetë kryeministër në të ardhmen, udhëheq një politikë të përmbajtur dhe tregon dëshirë për bashkëpunim me Rusinë. Ne sigurisht që e mirëpresim këtë dhe do t’i kthejmë përgjigje në të njëjtën mënyrë”, tha presidenti rus.

Putin foli edhe për marrëdhëniet mes serbëve dhe Perëndimit, duke thënë se nuk e kupton atë që ai e cilësoi si trajtim “të padrejtë dhe asimetrik” ndaj popullit serb gjatë dekadave të fundit.

“Personalisht, është absolutisht e paqartë për mua pse Perëndimi kolektiv e ka trajtuar popullin serb në mënyrë kaq të padrejtë dhe asimetrike gjatë dekadave të fundit. Ata e ndanë popullin serb në disa pjesë dhe serbët e gjetën veten në entitete të ndryshme shtetërore”, deklaroi Putin.

Duke iu referuar Bosnjë e Hercegovinës dhe Marrëveshjes së Dejtonit, Putin përmendi edhe takimin e tij të fundit me presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik.

“Ditën tjetër u takova me Milorad Dodikun. Ata e formuluan vetë Marrëveshjen e Dejtonit dhe tani askush nuk dëshiron ta zbatojë atë, ndërsa në raste të tjera u imponojnë disa zgjidhje serbëve”, tha ai.

Sipas Putinit, serbët janë “një popull i ndarë në Evropë” dhe kjo, sipas tij, është rezultat i një ndarjeje të imponuar.

“Serbët janë bërë një popull i ndarë në Evropë – dhe të ndarë me forcë. Është e padrejtë. Dhe kjo është keq, sepse çdo padrejtësi çon në ndërlikime dhe konflikte”, tha presidenti rus.

Deklaratat e Putinit vijnë në një periudhë kur Vuçiq ka lënë postin e presidentit të Serbisë dhe po synon rikthimin në pushtet përmes postit të kryeministrit.

Në të njëjtën kohë, Moska vazhdon ta vlerësojë politikën e Beogradit për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, ndërsa Serbia zyrtarisht deklaron se synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Tags: Aleksandar Vuçiq Rusia Serbia Vladimir Putin

Continue Reading

Previous: Kreu i komunistëve rusë: Po e humbin luftën në Ukrainë
Next: Mujanoviq: Deklaratat e Putinit janë jehonë e narrativës së Millosheviqit për “Serbinë e Madhe”

Putin mbështet hapur Vuçiqin për kryeministër – Stradner: FSB-ja ruse po përgatit kaos në Beograd këtë tetor 3 min read
  • Botë
  • News

Putin mbështet hapur Vuçiqin për kryeministër – Stradner: FSB-ja ruse po përgatit kaos në Beograd këtë tetor

The Geopost October 2, 2026
Mujanoviq: Deklaratat e Putinit janë jehonë e narrativës së Millosheviqit për “Serbinë e Madhe” 2 min read
  • Ballkan
  • News

Mujanoviq: Deklaratat e Putinit janë jehonë e narrativës së Millosheviqit për “Serbinë e Madhe”

The Geopost October 2, 2026
Kreu i komunistëve rusë: Po e humbin luftën në Ukrainë 2 min read
  • Botë
  • News

Kreu i komunistëve rusë: Po e humbin luftën në Ukrainë

The Geopost October 2, 2026
BE-ja dhe Ukraina bien dakord për mënyrat e mbulimit të nevojave buxhetore për këtë vit 2 min read
  • Botë
  • News

BE-ja dhe Ukraina bien dakord për mënyrat e mbulimit të nevojave buxhetore për këtë vit

The Geopost October 2, 2026
Ukraina përdor për herë të parë në luftime raketën balistike FP-7 2 min read
  • Botë
  • News

Ukraina përdor për herë të parë në luftime raketën balistike FP-7

The Geopost October 2, 2026
Dy të arrestuarit në Serbi dhe gjurmët që çojnë te sabotazhet ruse në Gjermani 6 min read
  • Ballkan

Dy të arrestuarit në Serbi dhe gjurmët që çojnë te sabotazhet ruse në Gjermani

The Geopost October 1, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.