Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Rihapet hetimi për vrasjen e gazetares së BBC-së në vitin 1999 – autori dyshohet se është krimineli serb, “Legija”

The Geopost September 26, 2026 2 min read
Share the news

Policia britanike ka nisur një hetim të ri për vrasjen e prezantueses së BBC-së, Jill Dando, 27 vjet pas krimit që ende mbetet i pazbardhur.

Hetuesit po rishqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë nga stacioni i metrosë Putney Bridge në Londër, ku ishte filmuar një person i dyshuar rreth 20 minuta pasi Dando ishte qëlluar për vdekje pranë shtëpisë së saj.

Pamjet janë rishikuar falë përparimeve të reja në teknologjinë e përpunimit të imazheve. Policia shpreson të përcaktojë më qartë identitetin e personit të filmuar.

Hetimi i ri vjen pas një investigimi trevjeçar të gazetës Mirror, e cila ka ngritur dyshime se personi i filmuar mund të ketë ngjashmëri me Milorad Ulemekun – Legijan, ish-pjesëtar i Legjionit të Huaj Francez dhe figurë e njohur e botës paramilitare serbe.

Dy dëshmitarë kanë deklaruar më parë për Mirror se besojnë se personi që panë pranë vendit të vrasjes mund të ketë qenë Ulemeku.

Një analist i videove forenzike ka vënë në dukje ngjashmëri mes personit të filmuar dhe Ulemekut, përfshirë formën e gojës, mjekrës, vijës së flokëve, hundës dhe veshit.

Jill Dando, 37 vjeçe, u vra më 26 prill 1999, kur u qëllua me një plumb në kokë teksa po hynte në shtëpinë e saj në Fulham të Londrës.

Në atë kohë, Britania e Madhe dhe NATO po zhvillonin sulme ajrore kundër Jugosllavisë. Një ditë pas vrasjes, BBC-ja mori një telefonatë ku pretendohej se krimi ishte hakmarrje për sulmet ndaj Serbisë. Megjithatë, hetuesit dyshuan se telefonata mund të kishte qenë mashtrim.

Barry George u dënua për vrasjen në vitin 2001 dhe kaloi tetë vjet në burg, por dënimi i tij u anulua dhe ai u shpall i pafajshëm pas rigjykimit në vitin 2008.

Ulemeku aktualisht po vuan një dënim 40-vjeçar në Serbi për përfshirjen në vrasjen e ish-presidentit serb Ivan Stamboliq dhe ish-kryeministrit Zoran Gjingjiq. Deri tani, nuk ka prova publike që e lidhin atë me vrasjen e Dandos.

Policia Metropolitane ka deklaruar se hetimi mbetet në vazhdim dhe se përparimet në teknologjinë e përmirësimit të pamjeve CCTV u kanë mundësuar hetuesve të rishqyrtojnë materialin origjinal.

Tags: Britania e Madhe Hetime Serbi

Continue Reading

Previous: Vuçiq bisedon me Putinin, shprehet i bindur se marrëveshja për gazin me Rusinë do të zgjatet

Vuçiq bisedon me Putinin, shprehet i bindur se marrëveshja për gazin me Rusinë do të zgjatet 3 min read
  • Ballkan
  • News

Vuçiq bisedon me Putinin, shprehet i bindur se marrëveshja për gazin me Rusinë do të zgjatet

The Geopost September 26, 2026
Haga refuzon kërkesën për lirimin e parakohshëm të ish-shefit të UDB-së, Jovica Stanishiqit 2 min read
  • Ballkan
  • News

Haga refuzon kërkesën për lirimin e parakohshëm të ish-shefit të UDB-së, Jovica Stanishiqit

The Geopost September 26, 2026
Polonia i ofron stimuj financiarë SHBA-së, teksa përparojnë bisedimet për bazën ushtarake 6 min read
  • Botë
  • News

Polonia i ofron stimuj financiarë SHBA-së, teksa përparojnë bisedimet për bazën ushtarake

The Geopost September 26, 2026
Një në tre punonjës të ambasadës ruse në Serbi mund të ketë lidhje me agjencitë e inteligjencës 4 min read
  • Botë
  • News

Një në tre punonjës të ambasadës ruse në Serbi mund të ketë lidhje me agjencitë e inteligjencës

The Geopost September 26, 2026
Zgjedhjet në Serbi, alarm për ndërhyrjen ruse dhe manipulimin e votës 11 min read
  • Ballkan
  • News

Zgjedhjet në Serbi, alarm për ndërhyrjen ruse dhe manipulimin e votës

The Geopost September 26, 2026
Ukraina godet rafinerinë e shtatë më të madhe të Rusisë 2 min read
  • Botë
  • News

Ukraina godet rafinerinë e shtatë më të madhe të Rusisë

The Geopost September 26, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.