Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

BE zhbllokon 6.6 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

The Geopost September 26, 2026 1 min read
Share the news

Vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të zhbllokojnë një paketë prej 6.6 miliardë eurosh ndihmë ushtarake për Ukrainën, e cila kishte mbetur pezull që nga viti 2023 për shkak të vetos së Hungarisë.

Paketa përmes European Peace Facility do të ndahet në:

4.7 miliardë euro për rimbursimin e armëve dhe pajisjeve;

1 miliard euro për blerje të përbashkëta ushtarake;

900 milionë euro për misionin evropian që trajnon forcat ukrainase.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, e cilësoi marrëveshjen si “lajm të mirë për Ukrainën dhe lajm të keq për Rusinë”.

Vendimi vjen në një moment kritik për Kievin.

Ukraina përballet me një mungesë prej rreth 27 miliardë dollarësh në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se financimi duhet të zgjidhet gjatë muajve tetor–nëntor për të garantuar furnizimin me dronë dhe armë në fillim të vitit 2027.

Fondet e BE-së nuk do të disbursohen menjëherë, pasi fillimisht duhet të miratohen disa akte ligjore.

Tags: Evropa Ukraina

Continue Reading

Previous: Mali i Zi rikthen regjimin e vizave me Rusinë, Bjellorusinë dhe Turqinë
Next: Dronët ukrainas godasin fabrikën e mbrojtjes ajrore dhe një rafineri nafte në Rusi

Rutte: Turqia ka një nga ushtritë më të mëdha në Evropë, është aleate kyçe e NATO-s 3 min read
  • Botë
  • News

Rutte: Turqia ka një nga ushtritë më të mëdha në Evropë, është aleate kyçe e NATO-s

The Geopost November 13, 2026
Përpjekjet e SHBA-së për paqe në Ukrainë – çfarë ka ndodhur dhe cilat janë zhvillimet e reja diplomatike? 2 min read
  • Botë
  • News

Përpjekjet e SHBA-së për paqe në Ukrainë – çfarë ka ndodhur dhe cilat janë zhvillimet e reja diplomatike?

The Geopost November 13, 2026
Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s 2 min read
  • Ballkan
  • News

Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s

The Geopost November 13, 2026
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi, pasi përshkuan afro 3.000 kilometra 1 min read
  • Botë
  • News

Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi, pasi përshkuan afro 3.000 kilometra

The Geopost November 13, 2026
Shefi i NATO-s: Rusët humbasin më shumë ushtarë në muaj sesa humbi SHBA-ja në të gjithë Luftën e Vietnamit 2 min read
  • News

Shefi i NATO-s: Rusët humbasin më shumë ushtarë në muaj sesa humbi SHBA-ja në të gjithë Luftën e Vietnamit

The Geopost November 13, 2026
Hungaria pritet të marrë pothuajse 10 miliardë euro të bllokuara nga BE gjatë viteve të Viktor Orbanit në pushtet 2 min read
  • Botë
  • News

Hungaria pritet të marrë pothuajse 10 miliardë euro të bllokuara nga BE gjatë viteve të Viktor Orbanit në pushtet

The Geopost November 13, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.