Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Von der Leyen anashkalon Serbinë, do ta vizitojë Kosovën dhe Shqipërinë

The Geopost September 19, 2026 2 min read
Share the news

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do t’i anashkalojë Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën gjatë turneut të saj në Ballkan, njoftoi Komisioni Evropian (KE).

“Gjatë turneut, presidentja von der Leyen do t’i vizitojë Tiranën, Prishtinën, Podgoricën dhe Shkupin. Atje do të takohet me presidentët dhe kryeministrat, si dhe do të vizitojë projekte të financuara nga Bashkimi Evropian”, tha zëdhënësja e KE-së, Arianna Podesta.

Vizita në katër vendet e rajonit është paraparë të zhvillohet nga 30 shtatori deri më 2 tetor.

REL kishte raportuar më herët për mundësinë që von der Leyen, nëse nuk do ta vizitonte Serbinë, të mos shkonte as në Bosnje e Hercegovinë.

Von der Leyen prej vitesh ka pasur një raport të ngrohtë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilit shpesh i është drejtuar me fjalët “i dashur Aleksandar”.

Kjo qasje është kritikuar nga ekspertë që merren me Ballkanin Perëndimor.

Më herët ishte thënë se von der Leyen nuk do ta vizitonte Serbinë gjatë turneut ballkanik për shkak të tensioneve politike dhe shoqërore në vend, ndërsa varrimi i Ratko Mlladiqit, i dënuar për krime lufte dhe gjenocid, kishte nxitur reagime të ashpra në Bashkimin Evropian.

Edhe disa deputetë të Parlamentit Evropian i kishin bërë thirrje von der Leyenit që të mos udhëtonte në Beograd.

“Në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe të përgjithshme në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, von der Leyen planifikon t’i vizitojë këto dy vende më vonë”, tha Podesta.

Ky do të jetë turneu i gjashtë i von der Leyenit në rajon, një vizitë që tashmë është bërë traditë para publikimit të paketës vjetore të raporteve të progresit për vendet kandidate për anëtarësim në BE.

“Siç tha presidentja në samitin e qershorit, Bashkimi ynë nuk do të jetë i plotë pa Ballkanin Perëndimor. Gjatë bisedimeve me partnerët, ajo do të diskutojë për hapat e nevojshëm në rrugën e këtyre vendeve drejt Bashkimit Evropian, si dhe për procesin e integrimit gradual, të mbështetur nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, tha zëdhënësja Podesta.

Tags: Bashkimi Evropian Kosova Shqipëria Ursula von der Leyen

Continue Reading

Previous: Kandiq: Serbia synoi që shqiptarët të ishin 5 për qind në Kosovë, prandaj u dëbuan 800 mijë në 1999
Next: Media ruse e serbe paraqesin rrejshëm protestën në Tiranë si “trazira” për shkak të dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Vulin dyshohet se provoi të arratisej në Moskë, avioni detyrohet të kthehet në Beograd 3 min read
  • Ballkan

Vulin dyshohet se provoi të arratisej në Moskë, avioni detyrohet të kthehet në Beograd

The Geopost November 4, 2026
Jovo Bakiq paralajmëron hetime ndaj Vuçiqit dhe zyrtarëve të regjimit: Do të përfundojnë në burg 4 min read
  • Ballkan

Jovo Bakiq paralajmëron hetime ndaj Vuçiqit dhe zyrtarëve të regjimit: Do të përfundojnë në burg

The Geopost November 4, 2026
Skandal në shërbimin sekret serb: Ish-zyrtarët padisin BIA-n për përgjim të studentëve dhe aktivistëve 3 min read
  • Ballkan

Skandal në shërbimin sekret serb: Ish-zyrtarët padisin BIA-n për përgjim të studentëve dhe aktivistëve

The Geopost November 4, 2026
Stradner kërkon publikimin e emrave të zyrtarëve serbë që bashkëpunuan me FSB-në ruse 2 min read
  • Ballkan

Stradner kërkon publikimin e emrave të zyrtarëve serbë që bashkëpunuan me FSB-në ruse

The Geopost November 4, 2026
Deputeti i Listës Studentore në Serbi thotë se s’do të ketë ndryshim qëndrimesh ndaj Kosovës 2 min read
  • Ballkan

Deputeti i Listës Studentore në Serbi thotë se s’do të ketë ndryshim qëndrimesh ndaj Kosovës

The Geopost November 3, 2026
Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesmandatit 4 min read
  • News

Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesmandatit

The Geopost November 3, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.