Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza

ISW paralajmëron për fushatë të koordinuar ruse kundër Evropës: NATO duhet të përgatitet për sulme të mundshme

The Geopost September 17, 2026 3 min read
Share the news

Instituti për Studimin e Luftës (ISW) paralajmëron se Kremlini po zhvillon një seri të koordinuar veprimesh kundër Evropës, ndërsa NATO duhet të përgatitet edhe për mundësinë e një sulmi të kufizuar konvencional rus në të ardhmen e afërt.

Në një raport të ri të posaçëm, ISW analizon kërcënimin rus ndaj Evropës dhe vlerëson se vendet e NATO-s duhet t’i kuptojnë dhe t’i diskutojnë hapur veprimet e vazhdueshme të Moskës, si dhe ndryshimin e natyrës së kërcënimit konvencional rus.

Sipas raportit, Rusia prej kohësh e konsideron veten në një konflikt afatgjatë me Perëndimin, por së fundmi e ka përshkallëzuar këtë përballje përmes një serie operacionesh të koordinuara kundër objektivave evropiane edhe jashtë territorit të Ukrainës.

ISW argumenton se shtetet evropiane duhet t’i trajtojnë këto zhvillime si pjesë të një fushate më të gjerë dhe të koordinuar, dhe jo si incidente të izoluara apo thjesht “provokime”.

Sipas Institutit, bëhet fjalë për veprime kinetike dhe jokinetike kundër objektivave ushtarake dhe civile të vendeve të NATO-s.

ISW vlerëson pozitivisht faktin se zyrtarët evropianë po flasin gjithnjë e më hapur për aktivitetet ruse. Megjithatë, konsideron se mënyra se si NATO dhe disa shtete evropiane i përshkruajnë këto raste vazhdon ta mjegullojë natyrën e koordinuar të operacioneve të Moskës.

Raporti ngre gjithashtu shqetësimin për mundësinë e një sulmi të kufizuar konvencional rus kundër NATO-s.

Një skenar i tillë, sipas analizës së ISW-së, mund të mos përbëjë kërcënim ekzistencial ushtarak për Aleancën, por mund të ketë pasoja të mëdha politike, veçanërisht nëse synimi do të ishte përçarja e vendeve anëtare.
Instituti paralajmëron se një veprim i tillë mund të ndodhë më shpejt sesa parashikojnë aktualisht shumë zyrtarë evropianë.
Për këtë arsye, ISW kërkon që NATO dhe vendet evropiane të krijojnë një kuptim të përbashkët të kërcënimit dhe të koordinojnë politikat për t’iu përgjigjur operacioneve të vazhdueshme ruse.

Në raport identifikohen tri detyra kryesore për NATO-n dhe Evropën.

E para është identifikimi dhe përgjigjja ndaj fushatave të vazhdueshme ruse kundër Evropës, duke përdorur gjuhë të qartë për natyrën e këtyre veprimeve.
E dyta është përshpejtimi i përgatitjeve për mundësinë e një sulmi të kufizuar konvencional rus në të ardhmen e afërt, skenar që, sipas ISW-së, NATO ende nuk po e merr mjaftueshëm në konsideratë.

Detyra e tretë lidhet me shfrytëzimin e përvojës së luftës në Ukrainë për të kuptuar ndryshimin e mënyrës së zhvillimit të luftërave moderne dhe për të forcuar aftësinë e NATO-s për frenimin ose përballimin e kërcënimit ushtarak rus.

ISW thekson se këto tri sfida janë të ndërlidhura dhe duhet të trajtohen si një tërësi.

Sipas Institutit, NATO dhe Evropa duhet të diskutojnë hapur dhe pa vonesa për përgjigjet e mundshme ndaj kërcënimit rus dhe rrezikut të veprimeve të mëtejshme të Moskës për ta testuar ose sulmuar drejtpërdrejt Aleancën./TheGeopost

Continue Reading

Previous: Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse

Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse

The Geopost September 17, 2026
Dronët ukrainas vranë gjeneralin rus të dekoruar nga Putin 2 min read
  • Analiza

Dronët ukrainas vranë gjeneralin rus të dekoruar nga Putin

The Geopost September 17, 2026
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës

The Geopost September 17, 2026
“Putini po vëzhgon”, Uashingtoni ashpërson presionin ndaj Rusisë dhe aleatëve të saj 3 min read
  • Analiza
  • News

“Putini po vëzhgon”, Uashingtoni ashpërson presionin ndaj Rusisë dhe aleatëve të saj

The Geopost September 16, 2026
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës 5 min read
  • Analiza
  • Lajme

Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës

The Geopost September 16, 2026
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit 5 min read
  • Analiza
  • Lajme

Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit

The Geopost September 16, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.