Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza

Komiteti i Helsinkit: Vdekja e Ratko Mladiqit nuk i dha fund ideologjisë nacionaliste në Serbi

The Geopost August 31, 2026 4 min read
Share the news

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi ka reaguar pas vdekjes së ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpska, Ratko Mlladiq, duke paralajmëruar se reagimet e një pjese të publikut serb tregojnë se ideologjia që justifikonte luftërat e viteve ’90 nuk është zhdukur.

Vdekja e Ratko Mlladiqit, i dënuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, në vetvete nuk është ajo që shqetëson Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi. Sipas kësaj organizate, problem serioz paraqet mënyra se si një pjesë e elitës politike, intelektuale dhe shoqërore ka reaguar ndaj vdekjes së tij, përfshirë edhe disa pjesë të lëvizjes studentore.

Vëmendje të veçantë të Komitetit të Helsinkit kanë tërhequr thirrjet që Mlladiqit t’i bëhet një varrim shtetëror, ulja e flamujve në gjysmështizë dhe glorifikimi publik i një krimineli të dënuar lufte.

Sipas vlerësimit të Komitetit, reagime të tilla tregojnë se vdekja e Mlladiqit nuk po trajtohet vetëm si vdekja e një krimineli të dënuar lufte, por si një mundësi për të ringjallur mitin e tij si “hero kombëtar”.

“Ideologjia nuk u zhduk me Millosheviqin”

Komiteti i Helsinkit vlerëson se reagimet ndaj vdekjes së Mlladiqit kanë hapur një çështje shumë më të thellë – sa është përballur realisht Serbia me politikat që çuan në luftërat e viteve ’90 dhe me pasojat e tyre.

Në vend të një shqyrtimi kritik të përgjegjësisë dhe kostos së madhe njerëzore e politike të luftërave, një pjesë e shoqërisë serbe, sipas vlerësimit të Komitetit, vazhdon të pranojë narrativën sipas së cilës luftërat paraqiten si një padrejtësi historike ndaj serbëve, ndërsa njerëzit që i udhëhoqën paraqiten si ata që gjoja “luftuan për lirinë e popullit serb”.

“Ideologjia nuk u zhduk me Slobodan Millosheviqin, dhe as nuk u zhduk me aktgjykimet e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Ajo i mbijetoi të dyjave”, thuhet në deklaratë.

Komiteti paralajmëron veçanërisht për faktin se një narrativë e tillë mund të gjejë mbështetje edhe te një pjesë e gjeneratës së re që e sheh veten si bartëse të ndryshimeve demokratike.

Mlladiqi si test i përballjes së Serbisë me të kaluarën

Komitetit të Helsinkit, reagimet pas vdekjes së Mlladiqit tregojnë se sa thellë janë rrënjosur ende modelet nacionaliste të të menduarit në një pjesë të shoqërisë dhe se sa i papërfunduar është procesi i përballjes së Serbisë me të kaluarën.

Komiteti thekson se luftërat e viteve ’90 nuk mund të paraqiten vetëm si pasojë e presioneve të jashtme apo e një padrejtësie historike. Ato duhet të shihen edhe përmes politikave të atëhershme të Beogradit, të cilat synonin ndryshimin e kufijve dhe të statusit politik të serbëve në hapësirat e ish-Jugosllavisë.

Sfidë kryesore për Serbinë, sipas kësaj organizate, mbetet përballja me ideologjinë që justifikonte luftën, zgjerimin territorial dhe dhunën në emër të kombit serb.

Prandaj, sipas Komitetit të Helsinkit, pyetja kryesore pas vdekjes së Mlladiqit nuk është se si do të duket varrimi i tij, por çfarë tregon glorifikimi i tij për shoqërinë që ai lë pas.

“Një kriminel lufte mund të vdesë, ndërsa ideologjia që e shndërroi atë në hero mund të mbijetojë. Ky është sfida e vërtetë me të cilën Serbia vazhdon të përballet”, përfundon Komiteti i Helsinkit.

Ratko Mlladiqi, ish-komandant i Ushtrisë së Republika Srpska, vdiq më 27 gusht, në moshën 84-vjeçare. Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në Hagë e shpalli fajtor në vitin 2017 për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa aktgjykimi u konfirmua në vitin 2021 nga Mekanizmi për Tribunalet Penale Ndërkombëtare.

Ndër krimet për të cilat u dënua ishte edhe gjenocidi në Srebrenicë në vitin 1995, ku u vranë më shumë se 8.000 boshnjakë.

Për viktimat e krimeve të tij, Mlladiqi nuk ka qenë kurrë “hero”. Glorifikimi i tij sot, pothuajse tri dekada pas përfundimit të luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, tregon se procesi i përballjes me të kaluarën në Serbi vazhdon të jetë i papërfunduar.

/The Geopost/

Continue Reading

Previous: Midis vendimeve të Hagës dhe glorifikimit në rrugë: Vdekja e Mlladiqit shpërfaq sërish refuzimin e ballafaqimit me të kaluarën
Next: Shefi i inteligjencës estoneze: Rusia në gjendje shumë të keqe, ndryshimi mund të ndodhë brenda natës

Shefi i inteligjencës estoneze: Rusia në gjendje shumë të keqe, ndryshimi mund të ndodhë brenda natës 3 min read
  • Analiza

Shefi i inteligjencës estoneze: Rusia në gjendje shumë të keqe, ndryshimi mund të ndodhë brenda natës

The Geopost August 31, 2026
Midis vendimeve të Hagës dhe glorifikimit në rrugë: Vdekja e Mlladiqit shpërfaq sërish refuzimin e ballafaqimit me të kaluarën 3 min read
  • Analiza

Midis vendimeve të Hagës dhe glorifikimit në rrugë: Vdekja e Mlladiqit shpërfaq sërish refuzimin e ballafaqimit me të kaluarën

The Geopost August 30, 2026
Makineria mediatike e regjimit të Vuçiqit dhe ato ruse e shndërrojnë kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiqin, në “hero” 8 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Makineria mediatike e regjimit të Vuçiqit dhe ato ruse e shndërrojnë kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiqin, në “hero”

The Geopost August 29, 2026
Portali Borba promovon narrativën e Beogradit, bën propagandë me numrin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Portali Borba promovon narrativën e Beogradit, bën propagandë me numrin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës

The Geopost August 28, 2026
Kosova sërish në propagandën e Moskës – Medvedev përmend njohjen e Kosovës dhe kërcënon Perendimin për “pasoja” 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking
  • News

Kosova sërish në propagandën e Moskës – Medvedev përmend njohjen e Kosovës dhe kërcënon Perendimin për “pasoja”

The Geopost August 26, 2026
Zgjedhjet që trembin Vuçiqin: Premtime për votuesit, skenarë destabilizimi pas kutive të votimit 6 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Zgjedhjet që trembin Vuçiqin: Premtime për votuesit, skenarë destabilizimi pas kutive të votimit

The Geopost August 25, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.