Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se Shtetet e Bashkuara nuk e përjashtojnë përdorimin e forcës ushtarake kundër Iranit.
Deklarata e tij vjen pasi Uashingtoni vendosi sanksione të reja kundër gati 60 subjekteve, individëve dhe anijeve, në kuadër të përpjekjeve për të shtuar presionin ekonomik ndaj Teheranit.
“Në asnjë mënyrë nuk e përjashtojmë mundësinë e sulmeve ushtarake në Ngushticën e Hormuzit apo rreth Iranit”, u tha Hegseth gazetarëve më 24 gusht.
Ai shtoi se Irani nuk do të jetë në gjendje t’i përballojë presionet ekonomike që po ushtrohen ndaj tij.
Lufta e SHBA-së dhe Izraelit me Iranin nisi më 28 shkurt 2026, kur forcat amerikane dhe izraelite sulmuan Republikën Islamike, me synimin e deklaruar për të goditur programin e saj bërthamor dhe kapacitetet raketore.
Irani u kundërpërgjigj me sulme me raketa dhe dronë ndaj Izraelit dhe objektivave amerikane në rajon, ndërsa kufizoi ndjeshëm edhe trafikun përmes Ngushticës së Hormuzit – një nga rrugët më të rëndësishme në botë për transportin e naftës dhe gazit.
Konflikti, që po zgjat prej gati gjashtë muajsh, ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në furnizimet globale me energji.
The GeoPost

Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës
Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën
Operacioni “Vivaldi” i Ukrainës pengon planin rus për rrethimin e Donbasit
SHBA-ja vendos sanksione ndaj Gjykatës së Hagës, Rubio: Do ta paralizojmë
Si e përdorën operativët iranianë IA-në për të publikuar lajme të rremë në media amerikane?
Droni i dështuar i GRU-së: Si dështoi inteligjenca ruse në operacionin e sabotimit në aeroportin e Leipzigut