Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Trump: Dua të shoh Putinin duke i dhënë fund të gjithë agresionit në Evropë

The Geopost November 27, 2026 2 min read
Share the news

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të tërheqë të gjithë agresionin ushtarak nga territoret evropiane.

Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump tha se këtë kërkesë ia kishte bërë Putinit gjatë bisedimeve të tyre në Kinë, me shpresën se kjo do të mundësonte arritjen e një marrëveshjeje të shpejtë mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ai theksoi se mijëra njerëz po vriten çdo muaj, duke e përshkruar situatën si një “gjakderdhje të plotë”.

“Gjatë bisedave të mia në Kinë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, kalova shumë kohë duke folur për faktin se do të doja ta shihja presidentin Putin duke i dhënë fund të gjithë agresionit ushtarak kundër territoreve në Evropë, me shpresën se mund të arrihet një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës, dhe kjo të ndodhë shpejt”, shkroi Trump.

Presidenti amerikan iu referua gjithashtu takimit të fundit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në rezidencën e tij Mar-a-Lago, duke e cilësuar atë si një nder.

Deklarata e Trumpit vjen në një kohë kur qëndrimet e tij ndaj luftës në Ukrainë kanë ndryshuar disa herë gjatë mandatit të dytë presidencial.

Në raste të ndryshme, ai ka shprehur mirëkuptim për qëndrimet e Moskës dhe e ka cilësuar Putinin si “mikun tim”, deklaratë për të cilën është kritikuar.

Kësaj radhe, Trump ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë ndaj presidentit rus për t’i dhënë fund agresionit ushtarak në Evropë, duke e lidhur këtë me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Tags: Donald Trump Evropa Rusi SHBA Ukraina Vladimir Putin

Continue Reading

Previous: Serbia nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë, Çupiq konfirmon vazhdimin e politikës së Vuçiqit ndaj Moskës
Next: SHBA-ja miraton shitjen e pajisjeve për mirëmbajtjen e F-16-ve të Ukrainës në vlerë prej 621.9 milionë dollarësh

Lituania kërkon që BE-ja ta shpallë GRU-në ruse organizatë terroriste 4 min read
  • Botë
  • News

Lituania kërkon që BE-ja ta shpallë GRU-në ruse organizatë terroriste

The Geopost November 27, 2026
Presidenti çek i bën thirrje NATO-s të rrëzojë armët ruse në hapësirën ajrore të Aleatëve 4 min read
  • Botë
  • News

Presidenti çek i bën thirrje NATO-s të rrëzojë armët ruse në hapësirën ajrore të Aleatëve

The Geopost November 27, 2026
Ku ndodhen Radoiçiq dhe Veselinoviq? “Vakumi politik” si mundësi për t’u larguar dhe përpjekja për kontakt me Vuçiqin para arratisjes 6 min read
  • Ballkan
  • News

Ku ndodhen Radoiçiq dhe Veselinoviq? “Vakumi politik” si mundësi për t’u larguar dhe përpjekja për kontakt me Vuçiqin para arratisjes

The Geopost November 27, 2026
Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, ç’ thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës? 1 min read
  • Ballkan
  • News

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, ç’ thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

The Geopost November 27, 2026
SHBA-ja miraton shitjen e pajisjeve për mirëmbajtjen e F-16-ve të Ukrainës në vlerë prej 621.9 milionë dollarësh 1 min read
  • Botë
  • News

SHBA-ja miraton shitjen e pajisjeve për mirëmbajtjen e F-16-ve të Ukrainës në vlerë prej 621.9 milionë dollarësh

The Geopost November 27, 2026
Serbia nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë, Çupiq konfirmon vazhdimin e politikës së Vuçiqit ndaj Moskës 1 min read
  • News

Serbia nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë, Çupiq konfirmon vazhdimin e politikës së Vuçiqit ndaj Moskës

The Geopost November 26, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.