Në mediat serbe dhe ato ruse vazhdon të propagandohet për situatën në Kosovë. Zëdhënsja e ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova ditë më parë ka pretenduar se serbët që jetojnë në Kosovë po frikësohen, torturohen e largohen nga shtëpitë e tyre.
Ndërsa, një lajm i publikuar së fundmi në portalin ‘Kosovo Online’ ngrit po ashtu të njëjtat pretendime.
Por, përballë këtyre deklaratave, një vëzhgim në terren tregon se komuniteti serb vazhdon aktivitetet e përditshme, përfshirë punën, shkollimin dhe bizneset sikurse çdo komunitet tjetër.
Njohës të sigurisë thonë se përmes narrativave të tilla serbo-ruse po synohet që të frikësohen serbët e Kosovës, në mënyrë që pastaj të njëjtit të përdoren për tensionim të situatës. Ekspertët ngrejnë shqetësime se Serbia dhe Rusia po synojnë destabilizimin e situatës në Kosovë.
“Propaganda agresive e Serbisë kundër Kosovës ka për qëllim mobilizimin e brendshëm, duke përdorur narrativa nxitëse dhe duke synuar ruajtjen e kontrollit mbi komunitetin serb”, tha Arben Fetoshi, drejtor i Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”.
“Serbia i jep zjarr çdo rasti që ka të bëjë me Policinë e Kosovës dhe përpiqet që, përmes të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, ta prezantojë Policinë e Kosovës, si të themi, si trup kundër serbëve. Kjo është e pasaktë dhe bëhet me qëllime të këqija”, tha Dorajet Imeri, politolog./RTK

Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe”
Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi?
Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën
Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit!
Bosnje dhe Hercegovina pas zgjedhjeve: Mes Rusisë dhe Perëndimit
Ish-ministri gjerman për deklaratën e Daçiç-it: Kjo rrugë çon drejt luftës, jo BE-së