Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Zelensky kërkoi 10 për qind të rezervave të sistemeve Patriot, vjen përgjigjja e Shtëpisë së Bardhë

The Geopost August 16, 2026 2 min read
Share the news

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara t’i shesin Ukrainës 5 për qind të rezervave amerikane të raketave për sistemet Patriot, duke thënë se kjo sasi do të ishte vendimtare për mbijetesën e vendit gjatë dimrit.

Sipas tij, nëse SHBA-ja do të siguronte 10 për qind të rezervave, Ukraina do të mund t’i ndalonte të gjitha raketat balistike ruse.

Në një intervistë për CNN, Zelensky tha se Ukraina këtë vit ka 2.5 herë më pak interceptorë sesa kishte në vitin 2025, ndërsa Rusia, sipas tij, po lëshon çdo muaj dy herë më shumë raketa balistike se më parë.

Ka ardhur edhe reagimi i parë i Shtëpisë së Bardhë, ku Karoline Leawitt, gjatë një bisede me gazetarët foli për dërgimin e armëve jashtë vendit dhe tha se presidenti amerikan, Donald Trump ka qenë i qartë për këtë çështje.

“Presidenti ka qenë shumë i qartë lidhur me qëndrimin tonë për municionet. Fatkeqësisht, në mënyrë tragjike, presidenti Joe Biden i dha shumë municione Ukrainës dhe vendeve të tjera në mbarë botën. Presidenti, që nga dita e parë, është përqendruar në rindërtimin e arsenalit tonë. Për më tepër, ndryshe nga shumica e raportimeve në media, Shtetet e Bashkuara kanë më shumë se mjaftueshëm municione të magazinuara këtu në vend dhe në mbarë botën për të realizuar çdo mision që miraton komandanti i përgjithshëm”, deklaroi Leavitt.

Ajo përsëriti gjithashtu se Trump po bën një punë shumë më të mirë se Biden në këtë drejtim.

“Është e qartë se ky president ka qenë shumë më i matur se paraardhësi i tij sa i përket dërgimit të municioneve tona jashtë vendit, në shtete të tjera. Ai dëshiron të rindërtojë bazën tonë këtu në vend dhe ushtria po punon për këtë. E di se sekretari Hegseth e ka vendosur këtë si një prioritet të madh”, tha Leavitt.

Tags: Rusia SHBA Ukraina Vladimir Putin Volodymyr Zelensky

Continue Reading

Previous: Polonia shfaq armët e saj më moderne, 2,000 ushtarë marshojnë nëpër Varshavë
Next: Aeroplani luftarak i NATO-s rrëzon një dron që shkelte hapësirën ajrore të Rumanisë

Aeroplani luftarak i NATO-s rrëzon një dron që shkelte hapësirën ajrore të Rumanisë 2 min read
  • Botë
  • News

Aeroplani luftarak i NATO-s rrëzon një dron që shkelte hapësirën ajrore të Rumanisë

The Geopost August 16, 2026
Polonia shfaq armët e saj më moderne, 2,000 ushtarë marshojnë nëpër Varshavë 2 min read
  • Botë
  • News

Polonia shfaq armët e saj më moderne, 2,000 ushtarë marshojnë nëpër Varshavë

The Geopost August 15, 2026
Aeroplanët luftarakë të NATO-s rrëzojnë një dron mbi Letoni 2 min read
  • Botë
  • News

Aeroplanët luftarakë të NATO-s rrëzojnë një dron mbi Letoni

The Geopost August 15, 2026
Gjenden mbetje eshtërore të tre personave në Kalludër të Zubin Potokut 2 min read
  • Ballkan
  • News

Gjenden mbetje eshtërore të tre personave në Kalludër të Zubin Potokut

The Geopost August 15, 2026
Hetimi i NYT: Operativët rusë drejtuan programe trajnimi në Bosnje dhe Serbi që synonin Moldavinë 3 min read
  • Ballkan
  • News

Hetimi i NYT: Operativët rusë drejtuan programe trajnimi në Bosnje dhe Serbi që synonin Moldavinë

The Geopost August 15, 2026
Raport: Evropa ka rritur ndihmën për Ukrainën, por armët e SHBA-së luajnë rol kyç 2 min read
  • Botë
  • News

Raport: Evropa ka rritur ndihmën për Ukrainën, por armët e SHBA-së luajnë rol kyç

The Geopost August 15, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.