Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Gjenden mbetje eshtërore të tre personave në Kalludër të Zubin Potokut

The Geopost August 15, 2026 2 min read
Share the news

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur mbetje eshtërore të tre personave në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, në një lokacion ku po zhvillohen hetime lidhur me dyshimet për krime lufte dhe varre të mundshme masive.

Sipas raportit të Policisë, mbetjet janë gjetur më 14 gusht dhe, pas ekzaminimit nga eksperti mjeko-ligjor, është konfirmuar se ato janë me prejardhje njerëzore dhe kanë interes forenzik.

“Dyshohet që janë të viktimave të luftës së fundit në Kosovë”, thuhet në raportin policor.

Gërmimet në këtë zonë janë duke u zhvilluar prej javësh në tri lokacione në Zubin Potok, përfshirë Kalludrën e Vogël dhe Jakubën, pas një hetimi rreth dyvjeçar lidhur me dyshimet për krime lufte.

Më 7 gusht, Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale njoftuan se mbetje mortore ishin gjetur edhe në lokacionin e tretë të dyshuar për varr masiv në këtë komunë.

Autoritetet kosovare kanë arrestuar tre persona në kuadër të hetimeve për këtë rast, ndërsa kanë thënë se njëri prej të arrestuarve dyshohet se ka qenë pjesë aktive e Armatës Jugosllave gjatë luftës në Kosovë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar më herët se gërmimet mund të zgjasin me muaj, për shkak të terrenit të vështirë dhe shpërndarjes së mbetjeve njerëzore.

Kurti ka thënë gjithashtu se mbetjet e gjetura në zonën e Kalludrës së Vogël mund t’u përkasin një grupi prej 23 shqiptarëve që janë zhdukur në atë pjesë të Kosovës gjatë vitit 1999.

Autoritetet, megjithatë, kanë paralajmëruar se është ende herët për të folur për identifikimin e viktimave.

Sipas Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, 1.577 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999, ndërsa janë dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të luftës.

Kosova ka kërkuar vazhdimisht nga Serbia bashkëpunim për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe qasje në arkivat ushtarake që mund të ndihmojnë në identifikimin e lokacioneve të varreve të mundshme./REL

Tags: Lufta në Kosovë Policia e Kosovës Zubin Potok

Continue Reading

Previous: Hetimi i NYT: Operativët rusë drejtuan programe trajnimi në Bosnje dhe Serbi që synonin Moldavinë

Hetimi i NYT: Operativët rusë drejtuan programe trajnimi në Bosnje dhe Serbi që synonin Moldavinë 3 min read
  • Ballkan
  • News

Hetimi i NYT: Operativët rusë drejtuan programe trajnimi në Bosnje dhe Serbi që synonin Moldavinë

The Geopost August 15, 2026
Raport: Evropa ka rritur ndihmën për Ukrainën, por armët e SHBA-së luajnë rol kyç 2 min read
  • Botë
  • News

Raport: Evropa ka rritur ndihmën për Ukrainën, por armët e SHBA-së luajnë rol kyç

The Geopost August 15, 2026
Freya, sistemi raketor që mund të zëvendësojë Patriot dhe të jetë mburojë për Evropën 3 min read
  • Botë
  • News

Freya, sistemi raketor që mund të zëvendësojë Patriot dhe të jetë mburojë për Evropën

The Geopost August 15, 2026
Polonia rrit ushtrinë mbi 220 mijë efektivë, synon 500 mijë deri më 2039 1 min read
  • Botë
  • News

Polonia rrit ushtrinë mbi 220 mijë efektivë, synon 500 mijë deri më 2039

The Geopost August 15, 2026
Si e fsheh Putini vendndodhjen e tij – zyra identike, takime të regjistruara dhe tren sekret 4 min read
  • Botë
  • News

Si e fsheh Putini vendndodhjen e tij – zyra identike, takime të regjistruara dhe tren sekret

The Geopost August 14, 2026
Dosja e prokurorisë: Si fotografoheshin zyrtarët e AKI-së nga Fehim Sali, i dyshuari për spiunazh 2 min read
  • Ballkan
  • News

Dosja e prokurorisë: Si fotografoheshin zyrtarët e AKI-së nga Fehim Sali, i dyshuari për spiunazh

The Geopost August 14, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.