Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Arrestohet Fehim Sali në Merdar nën dyshimin për spiunazh tek BIA

The Geopost August 13, 2026 3 min read
Share the news

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Kosovës, Fehim Sali, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të spiunazhit. Ai kishte qenë anëtar i një këshilli pranë Presidencës, por sipas autoriteteve, ishte shkarkuar dy vjet më parë.

Sipas njoftimit të Sistemi Prokurorial të Kosovës, arrestimi është kryer në pikën kufitare në Merdar të Podujevës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Burimet e Radios Evropa e Lirë kanë konfirmuar identitetin e të dyshuarit, i cili vjen nga Komuna e Dragashit dhe është i angazhuar në sistemin arsimor serb brenda Kosovës.

Sipas të dhënave zyrtare, Sali ishte edhe anëtar i Këshillit Konsultativ për Komunitete (KKK), që vepron nën autoritetin e Presidentit të Kosovës, nga i cili, sipas Presidencës, u shkarkua në vitin 2024.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Vlora Konushevci, Këshilltare për Media e u.d Presidentes, Albulena Haxhiu, tha se Fehim Sali ka qenë anëtar i KKK-së si përfaqësues i komunitetit goran për dy mandate 2020-2022 dhe 2022-2024.

“Pas raportit të informacioneve të sigurisë dhe me propozimin e sekretarit të Këshillit, i njëjti është shkarkuar më 3 maj 2024, rrjedhimisht prej asaj kohe nuk është anëtar i Këshillit Konsultativ për Komunitete”, tha Konushevci për REL-in duke shtuar se nuk mund të japin detaje tjera mbi raportin.

Policia dhe Prokuroria Speciale nuk kanë dhënë detaje se për çfarë aktivitetesh saktësisht dyshohet ai dhe as nëse rasti lidhet me ndonjë shërbim të huaj të inteligjencës.

Prokuroria Speciale tha se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të vazhdojë me veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Në një njoftim të mëvonshëm, Prokuroria Speciale bëri të ditur se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Gjithashtu, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda kanë zbatuar urdhërkontrollin në vendbanimin e të dyshuarit në Dragash.

Gjatë bastisjes sipas njoftimit janë gjetur dhe sekuestruar 39.500 euro para të gatshme, 500 dinarë serbë dhe katër telefona celularë.

Në Kosovë, spiunazhi përfshin aktivitetet sekrete të mbledhjes, transmetimit ose shpërndarjes së informacionit të ndjeshëm te një shtet, organizatë ose grup tjetër.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet vepër e rëndë penale dhe, në rast të shpalljes fajtor, mund të dënohet me të paktën pesë vjet burgim.

Ky arrestim vjen në një periudhë kur autoritetet kosovare kanë ndërmarrë disa raste hetimore dhe arrestime nën dyshimet për spiunazh në favor të inteligjencës serbe.

Në raste të mëparshme janë arrestuar persona nga komunitete të ndryshme në Kosovë, nën dyshimet se kanë mbledhur apo përcjellë informacione për shërbimet serbe të inteligjencës.

Ekspertë të sigurisë kanë vlerësuar se spiunazhi paraqet kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës. Sipas tyre, veprimtari të tilla mund të ndikojnë në sigurinë e brendshme, të destabilizojnë institucionet dhe të dëmtojnë pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse rasti i F.S. është i ndërlidhur me ndonjë prej rasteve të mëparshme të spiunazhit.

Tags: Fehim Sali Spiunazh

Continue Reading

Previous: NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë
Next: Rusia i bashkohet narrativës së Serbisë: Bashkëpunimin ushtarak Kosovë–Shqipëri–Kroaci e cilëson kërcënim për Ballkanin

Dy të arrestuarit në Serbi dhe gjurmët që çojnë te sabotazhet ruse në Gjermani 6 min read
  • Ballkan

Dy të arrestuarit në Serbi dhe gjurmët që çojnë te sabotazhet ruse në Gjermani

The Geopost October 1, 2026
Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi

The Geopost September 30, 2026
Vuçiq, Moska dhe zgjedhjet në Serbi: Si po përdoret ndikimi rus në betejën për pushtet 7 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Vuçiq, Moska dhe zgjedhjet në Serbi: Si po përdoret ndikimi rus në betejën për pushtet

The Geopost September 30, 2026
“Gjenerali Mlladiq është në zemrën time”, deklarata skandaloze e Knezheviqit – përmend Adem Jasharin për të mbrojtur këngët për gjeneralët kriminelë 2 min read
  • Ballkan

“Gjenerali Mlladiq është në zemrën time”, deklarata skandaloze e Knezheviqit – përmend Adem Jasharin për të mbrojtur këngët për gjeneralët kriminelë

The Geopost September 30, 2026
Ish-drejtori i Inteligjencës Ushtarake të Serbisë emërohet ambasador në Rusi 1 min read
  • Ballkan

Ish-drejtori i Inteligjencës Ushtarake të Serbisë emërohet ambasador në Rusi

The Geopost September 30, 2026
Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike 8 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike

The Geopost September 30, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.