Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Rusia i bashkohet narrativës së Serbisë: Bashkëpunimin ushtarak Kosovë–Shqipëri–Kroaci e cilëson kërcënim për Ballkanin

The Geopost August 14, 2026 3 min read
Share the news

Rusia ka intensifikuar retorikën kundër bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, duke iu bashkuar narrativës së Serbisë, e cila prej muajsh e ka cilësuar këtë iniciativë si një kërcënim për sigurinë rajonale.

Në një intervistë për agjencinë shtetërore ruse TASS, drejtori i Departamentit të Dytë Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë, Yuri Pilipson, e përshkroi deklaratën trepalëshe të nënshkruar në mars të vitit 2025 si një përpjekje për krijimin e një “kuazi-blloku ushtarak” në Ballkan.

Sipas tij, bashkëpunimi ndërmjet Zagrebit, Tiranës dhe Prishtinës përfaqëson një vazhdim të politikës së NATO-s për militarizimin e rajonit.

“Krijimi i një kuazi-blloku ushtarak të përbërë nga Kroacia, Shqipëria dhe Kosova e vetëshpallur është një tjetër shembull i zbatimit të politikës së NATO-s për militarizim të përshpejtuar”, deklaroi Pilipson.

Diplomati rus përsëriti pothuajse të njëjtin qëndrim që autoritetet serbe kanë shprehur që nga nënshkrimi i deklaratës, duke pretenduar se bashkëpunimi ushtarak ndërmjet tri vendeve ka karakter të theksuar anti-serb.

Sipas tij, krijimi i një boshti Zagreb-Tiranë-Prishtinë përbën një faktor destabilizues për rajonin.

“Kjo çon në mënyrë të pashmangshme në përshkallëzim në Ballkan, sepse krijimi i një boshti të mbyllur Zagreb-Tiranë-Prishtinë, në rrethana kur aleatët e sapokrijuar nuk kanë marrëdhënie harmonike me fqinjët e tyre, është një faktor që i tensionon më tej marrëdhëniet në rajon”, tha ai.

Pilipson shprehu kundërshtimin edhe ndaj forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës, duke pretenduar se zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës bie ndesh me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ai paralajmëroi gjithashtu kundër përpjekjeve për ta afruar Kosovën me strukturat euroatlantike, duke theksuar se anëtarësimi në NATO kërkon pëlqimin e të gjitha vendeve anëtare.

Deklarata për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë u nënshkrua më 18 mars 2025 në Tiranë nga ministrat e mbrojtjes të tri vendeve.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë, dokumenti synon forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Evropën Juglindore, mbështetjen e integrimit euroatlantik, zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse, organizimin e trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta, si dhe luftimin e kërcënimeve hibride.

Megjithatë, deklarata nuk parashikon krijimin e një aleance të re ushtarake dhe as nuk përmban klauzola për mbrojtje të përbashkët ose ndërhyrje automatike ushtarake.

Që nga nënshkrimi i saj, Serbia e ka kundërshtuar vazhdimisht këtë iniciativë, ndërsa deklaratat e fundit të diplomacisë ruse tregojnë një përafrim të qartë me narrativën e Beogradit, duke e paraqitur bashkëpunimin ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë si një kërcënim për stabilitetin në Ballkan.

The GeoPost

Tags: Kosova Kroacia Rusia Serbia Shqipëria

Continue Reading

Previous: Arrestohet Fehim Sali në Merdar nën dyshimin për spiunazh tek BIA
Next: Gligorijeviq: Dhuna është bërë pjesë e përditshmërisë në Serbi, regjimi i Vuçiqit po shpërbëhet

Dy të arrestuarit në Serbi dhe gjurmët që çojnë te sabotazhet ruse në Gjermani 6 min read
  • Ballkan

Dy të arrestuarit në Serbi dhe gjurmët që çojnë te sabotazhet ruse në Gjermani

The Geopost October 1, 2026
Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi

The Geopost September 30, 2026
Vuçiq, Moska dhe zgjedhjet në Serbi: Si po përdoret ndikimi rus në betejën për pushtet 7 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Vuçiq, Moska dhe zgjedhjet në Serbi: Si po përdoret ndikimi rus në betejën për pushtet

The Geopost September 30, 2026
“Gjenerali Mlladiq është në zemrën time”, deklarata skandaloze e Knezheviqit – përmend Adem Jasharin për të mbrojtur këngët për gjeneralët kriminelë 2 min read
  • Ballkan

“Gjenerali Mlladiq është në zemrën time”, deklarata skandaloze e Knezheviqit – përmend Adem Jasharin për të mbrojtur këngët për gjeneralët kriminelë

The Geopost September 30, 2026
Ish-drejtori i Inteligjencës Ushtarake të Serbisë emërohet ambasador në Rusi 1 min read
  • Ballkan

Ish-drejtori i Inteligjencës Ushtarake të Serbisë emërohet ambasador në Rusi

The Geopost September 30, 2026
Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike 8 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike

The Geopost September 30, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.