Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Vuçiq nuk tërhiqet për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, përshkallëzon retorikën ndaj Kosovës dhe BE-së

The Geopost August 12, 2026 3 min read
Share the news

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk po heq dorë nga retorika për ndryshimin e mundshëm të rrjedhës së lumit Ibër, pavarësisht reagimeve të ashpra nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania.

Pas kritikave të Brukselit për deklaratat e tij, Vuçiq ka zgjedhur të mos tërhiqet, por të ashpërsojë edhe më tej gjuhën ndaj Bashkimit Evropian, duke e akuzuar atë se po mbron institucionet e Kosovës.

Para mediave, presidenti serb sulmoi drejtpërdrejt Brukselin, duke përdorur një gjuhë tejet konfrontuese.

“Por ata reaguan menjëherë ndaj kësaj, për të mbrojtur ‘shërbëtorët e tyre shqiptarë’ dhe për t’u thënë edhe një herë: vazhdoni të kryeni krime”, deklaroi Vuçiq.

Deklarata e tij erdhi pasi Komisioni Evropian reagoi ndaj pretendimeve për një ndryshim të mundshëm të rrjedhës së Ibrit, duke bërë të qartë se deklaratat e tilla nuk kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai deklaroi se ndryshimi i mundshëm i rrjedhës së lumit Ibër është ende larg dhe se duhet të formohet një grup pune dhe të gjenden ekspertë për ta realizuar këtë.

“Ne tashmë kemi disa ekspertë, na duhen edhe të tjerë, kështu që le të shohim se çfarë do të bëjmë dhe si do ta bëjmë. Por ata reaguan menjëherë ndaj kësaj, për të mbrojtur ‘shërbëtorët e tyre shqiptarë’ dhe për t’u thënë edhe një herë: vazhdoni të kryeni krime”, theksoi Vuçiq.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anita Hipper, theksoi se çështjet ndërmjet palëve duhet të trajtohen përmes dialogut.

Por reagimi i Vuçiqit ishte një tjetër sulm ndaj Brukselit.

Në vend që të zbrapsej nga deklaratat për lumin Ibër, ai e zhvendosi debatin te akuzat ndaj Kosovës dhe BE-së, duke pretenduar se serbët në Kosovë arrestohen, keqtrajtohen dhe përballen me “persekutim të përditshëm”.

Për këto pretendime, presidenti serb nuk paraqiti prova konkrete gjatë paraqitjes së tij.

Vuçiq sulmoi gjithashtu Bashkimin Evropian për mënyrën se si po zhvillohet dialogu Kosovë-Serbi, duke pretenduar se Brukseli nuk ka reaguar ndaj asaj që ai e cilëson si moszbatim të marrëveshjeve nga Prishtina.

Ai përmendi në veçanti Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“A e keni fjalën për dialogun që nënshkruat edhe për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, a e keni fjalën për atë dialog?”, deklaroi Vuçiq.

Më pas, ai vuri në pikëpyetje edhe rolin e vetë Bashkimit Evropian në procesin e normalizimit.

“Thjesht mos u shtirni se jeni këtu për ndonjë lloj dialogu apo diçka të tillë, sepse nuk jeni për dialog”, tha presidenti serb.

Ai drejtoi kritika edhe ndaj KFOR-it, duke folur për një bisedë ndërmjet shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë, Milan Mojsiloviq, dhe komandantit të KFOR-it, Özkan Ulutaş.

Vuçiq tha se kjo ishte “ndoshta biseda më e keqe” ndërmjet tyre deri atëherë, ndërsa përdori edhe këtë rast për të sulmuar qasjen ndërkombëtare ndaj Kosovës.

Për deklaratat e tij kanë reaguar edhe Shtetet e Bashkuara.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i tha Radios Evropa e Lirë se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë prioritete të SHBA-së, duke theksuar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është pjesë e domosdoshme e këtij procesi.

Edhe Gjermania i është përgjigjur deklaratave të Vuçiqit.

Ambasada gjermane në Kosovë deklaroi se ndryshimi i rrjedhës së lumit Ibër nuk i shërben objektivit të normalizimit të marrëdhënieve dhe u bëri thirrje të gjithë aktorëve që të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet që pengojnë përparimin në dialog.

Në vend të qetësimit të situatës pas reagimit ndërkombëtar, Vuçiq ka zgjedhur përshkallëzimin e retorikës, duke këmbëngulur në çështjen e Ibrit dhe duke e kthyer përgjigjen e BE-së në një sulm të drejtpërdrejtë ndaj Brukselit.

The GeoPost

Tags: Aleksandar Vuçiq BE Kosova Lumi Iber SHBA

Continue Reading

Previous: Bashkimi Evropian reagon pas deklaratës së skandaloze të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
Next: “Radoiçiq duhet të arrestohet”, Kearns: Evropa duhet t’i luftojë lidhjet Serbi–Rusi–Kinë

SHBA-ja miraton shitjen e dy sistemeve HIMARS për Shqipërinë 2 min read
  • Ballkan

SHBA-ja miraton shitjen e dy sistemeve HIMARS për Shqipërinë

The Geopost November 18, 2026
Mujanoviq ngre shqetësime për ndeshjet e mundshme Bosnjë-Serbi: Fëmijët boshnjakë mund të vuajnë pasojat 4 min read
  • Ballkan

Mujanoviq ngre shqetësime për ndeshjet e mundshme Bosnjë-Serbi: Fëmijët boshnjakë mund të vuajnë pasojat

The Geopost November 18, 2026
Sasha Raduloviq: Ky është cirku i fundit i SNS-së së Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë 3 min read
  • Ballkan

Sasha Raduloviq: Ky është cirku i fundit i SNS-së së Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë

The Geopost November 18, 2026
Zahner paralajmëron për rrezikun e krizës në Bosnjë: Rusia shfrytëzon veprimet destabilizuese të Dodikut 3 min read
  • Ballkan

Zahner paralajmëron për rrezikun e krizës në Bosnjë: Rusia shfrytëzon veprimet destabilizuese të Dodikut

The Geopost November 18, 2026
Gjykata në Beograd lëshon fletarrestim për Milan Radoiçiqin 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Gjykata në Beograd lëshon fletarrestim për Milan Radoiçiqin

The Geopost November 17, 2026
Lista Studentore, e re në emër por me qëndrime të vjetra ndaj Kosovës 8 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Lista Studentore, e re në emër por me qëndrime të vjetra ndaj Kosovës

The Geopost November 17, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.