Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Bashkimi Evropian reagon pas deklaratës së skandaloze të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

The Geopost August 11, 2026 2 min read
Share the news

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër, duke vlerësuar se deklarata të tilla nuk kontribuojnë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme, Annita Hipper, gjatë konferencës për media të mërkurën, tha se çështjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të adresohen përmes dialogut.

“Do të nis me çështjen kryesore, e cila është deklarata e bërë, përfshirë edhe atë për ndryshimin e rrjedhës së lumit. Këto veprime nuk e mbështesin qëllimin për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo mund të bëhet vetëm përmes dialogut”, tha Hipper.

Ajo rikujtoi gjithashtu se përparimi në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është i lidhur me procesin e integrimit evropian.

“Po ashtu, rikujtojmë se progresi në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës është parakusht për avancim në rrugëtimin evropian”, shtoi zëdhënësja e BE-së.

Deklaratat e Hipperit erdhën pas kërcënimit të Vuçiqit se Serbia mund të shqyrtojë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, në një reagim ndaj zhvillimeve në zonën e Gazivodës.

Presidenti serb tha se autoritetet në Beograd kanë angazhuar ekspertë për të shqyrtuar këtë çështje, pa dhënë detaje konkrete se si do të realizohej një ndërhyrje e tillë.

Gjatë konferencës, një gazetar e pyeti zëdhënësen e Komisionit Evropian, Ariana Podesta, nëse çështja e Ibrit mund të lidhet me një rast në Shqipëri, për të cilin është thënë se një projekt në Zvërnec mund të ketë pasoja për procesin e integrimit evropian nëse vazhdon.

Podesta tha se Komisioni Evropian nuk dëshiron të spekulojë për ndikimin e rasteve të veçanta në procesin e zgjerimit, duke theksuar se situatat nuk janë të njëjta.

“Në përgjithësi, ne nuk spekulojmë për procesin e anëtarësimit. Kjo nuk do të thotë se, vetëm pse themi diçka në një rast, duhet ta themi gjithmonë. Situatat janë të ndryshme”, tha Podesta.

Reagimi i BE-së vjen në një kohë kur tensionet politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të mbeten të larta, ndërsa dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Sipas BE-së, përparimi në këtë dialog mbetet një element i rëndësishëm edhe për avancimin e Serbisë dhe Kosovës në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.

The GeoPost

Tags: Aleksandar Vuçiq BE Kosova Lumi Iber Serbia

Continue Reading

Previous: Vuçiq kërcënoi me devijimin e Ibrit, inxhinierët serbë: Marrëzi, nuk ka lidhje me logjikën e shëndoshë
Next: Vuçiq nuk tërhiqet për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, përshkallëzon retorikën ndaj Kosovës dhe BE-së

Gjykata Kushtetuese e Bosnjës ka ndaluar financimin për lobim për pavarësinë e Republikës Srpska 4 min read
  • Ballkan
  • News

Gjykata Kushtetuese e Bosnjës ka ndaluar financimin për lobim për pavarësinë e Republikës Srpska

The Geopost September 25, 2026
“Thuaji shefit tënd: Mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përballet me Lavrovin në OKB 4 min read
  • Ballkan
  • Botë

“Thuaji shefit tënd: Mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përballet me Lavrovin në OKB

The Geopost September 25, 2026
Mbi gjysmë milioni votues pa adresë të plotë, opozita kërkon verifikim të regjistrit zgjedhor në Serbi 11 min read
  • Ballkan
  • News

Mbi gjysmë milioni votues pa adresë të plotë, opozita kërkon verifikim të regjistrit zgjedhor në Serbi

The Geopost September 25, 2026
Vuçiq shpërfillë BE-në, takohet me Lavrovin: Do të kemi marrëveshje të re për gazin me Rusinë 2 min read
  • Ballkan
  • News

Vuçiq shpërfillë BE-në, takohet me Lavrovin: Do të kemi marrëveshje të re për gazin me Rusinë

The Geopost September 25, 2026
Vuçiq viktimizohet në OKB, Mujanoviq dhe Serwer ia kujtojnë luftërat e Millosheviqit dhe Mlladiqin 3 min read
  • Ballkan

Vuçiq viktimizohet në OKB, Mujanoviq dhe Serwer ia kujtojnë luftërat e Millosheviqit dhe Mlladiqin

The Geopost September 24, 2026
BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë 3 min read
  • Ballkan

BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

The Geopost September 24, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.