Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Nga “The Kyiv Independent” te “Ukrainska Pravda”: Si raportuan mediat ukrainase reagimin e Kosovës ndaj Zelenskyt

The Geopost August 10, 2026 3 min read
Share the news

Zyrtarët në Kosovë shprehën zemërimin e tyre më 9 gusht, pas vizitës së parë zyrtare të Presidentit Volodymyr Zelensky në Serbi, ku ai përsëriti qëndrimin e Ukrainës se Kosova nuk është një shtet i pavarur.

Kosovarët u përgjigjën duke hequr një flamur të madh ukrainas nga një ndërtesë në Prishtina, kryeqytetin e Kosovës, më 9 gusht. Largimi i banerit ka marrë jehonë të gjerë në mediat ukrainase.

Zyrtarët në Kosovë shprehën zemërimin e tyre më 9 gusht, pas vizitës së parë zyrtare të Presidentit Volodymyr Zelensky në Serbi, ku ai përsëriti qëndrimin e Ukrainës se Kosova nuk është një shtet i pavarur. Pavarësisht mbështetjes së Kosovës për Kievin në luftën kundër Moskës, Ukraina nuk e njeh zyrtarisht Kosovën si shtet – një qëndrim që Zelensky e konfirmoi gjatë bisedimeve me Vuçiçin.

Kosovarët u përgjigjën duke hequr një flamur të madh ukrainas nga një ndërtesë në Prishtina, kryeqytetin e Kosovës, më 9 gusht. Largimi i banerit ka marrë jehonë të gjerë në mediat ukrainase. Për këtë zhvillim kanë raportuar ndër të tjera The Kyiv Independent, The New Voice of Ukraine (NV), Ukrainska Pravda, European Pravda, Hromadske, Babel etj.

The Kyiv Independent e ka titulluar raportimin e saj “Kosova duhet të respektohet”, duke shkruar se vizita e parë zyrtare e Zelenskyt në Serbi shkaktoi reagime në Kosovë pasi presidenti ukrainas rikonfirmoi se Kievi nuk e ka ndryshuar qëndrimin lidhur me pavarësinë e Kosovës.

Media thekson se kjo ndodhi pavarësisht mbështetjes që Kosova i ka dhënë Kievit gjatë luftës kundër Rusisë. Nga Serbia, Presidenti ukrainas tha se politika e Kievit nuk kishte ndryshuar dhe iu referua respektimit të integritetit territorial dhe të drejtës ndërkombëtare.

Këtë pjesë të deklaratës së Zelenskyt e kanë transmetuar gjerësisht edhe “European Pravda” dhe “Ukrainska Pravda”.

“The New Voice of Ukraine” sjell një detaj domethënës, duke theksuar se baneri me mbishkrimin “Free Ukraine” kishte qëndruar në qendër të Prishtinës që nga fillimi i pushtimit të plotë rus të Ukrainës. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, publikoi pamjet e largimit të tij dhe deklaroi se “shteti i Kosovës duhet të respektohet”.

“Kur Kosova nuk respektohet, kryeqyteti Prishtina përgjigjet”, ishte mesazhi i tij, i transmetuar nga disa prej mediave kryesore ukrainase. Hromadske e ka vënë pikërisht këtë pjesë në qendër të raportimit, duke cituar Ramën se asnjë kauzë dhe asnjë politikë nuk mund të ndërtohet duke cenuar shtetësinë e Kosovës dhe sakrificën e popullit të saj.

Ndërkohë, media ukrainase Babel, krahas reagimit të Ramës, ka rikujtuar edhe mbështetjen konkrete të Kosovës për Ukrainën.

Për zhvillimin kanë raportuar edhe TSN, 24 Kanal dhe Espreso, me 24 Kanal që e përshkruan largimin e flamurit si një “hap demonstrativ në Prishtinë” pas vizitës së Zelenskyt në Serbi, ndërsa Espreso thekson thirrjen nga Prishtina për respektimin e shtetësisë së Kosovës.

“Kur Kosova nuk respektohet, Prishtina përgjigjet”, reagon Rama pas deklaratës së Zelenskyt në Beograd

The Kyiv Independent ka raportuar edhe për reagimin e ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili e ka quajtur deklaratën e Zelenskyt “thellësisht zhgënjyese”, duke përmendur solidaritetin e Kosovës me popullin ukrainas.

Tags: Kosova Ukraina

Continue Reading

Previous: Deputeti ukrainas: Njohja e Kosovës mund të rikthehet në agjendën e Kievit pas luftës
Next: Reagimi i Shqipërisë për Ibrin e irriton Vuçiqin, presidenti serb sulmon Kosovën me akuza të pabaza

Reagimi i Shqipërisë për Ibrin e irriton Vuçiqin, presidenti serb sulmon Kosovën me akuza të pabaza 2 min read
  • Ballkan

Reagimi i Shqipërisë për Ibrin e irriton Vuçiqin, presidenti serb sulmon Kosovën me akuza të pabaza

The Geopost August 11, 2026
Deputeti ukrainas: Njohja e Kosovës mund të rikthehet në agjendën e Kievit pas luftës 4 min read
  • Ballkan

Deputeti ukrainas: Njohja e Kosovës mund të rikthehet në agjendën e Kievit pas luftës

The Geopost August 10, 2026
Regjisori serb akuzon Vuçiqin pas dhunës fizike ndaj tij: Ai kontrollon gjithçka që ndodh në Serbi 4 min read
  • Ballkan

Regjisori serb akuzon Vuçiqin pas dhunës fizike ndaj tij: Ai kontrollon gjithçka që ndodh në Serbi

The Geopost August 10, 2026
Deklarata e Zelenskyt, reagon deputeti Goncharenko: Është gabim diplomatik, ukrainasit mbështesin pavarësinë e Kosovës 4 min read
  • Ballkan

Deklarata e Zelenskyt, reagon deputeti Goncharenko: Është gabim diplomatik, ukrainasit mbështesin pavarësinë e Kosovës

The Geopost August 10, 2026
Stojkoviq godet Vuçiqin: Gati të shkatërrojë lumin dhe jetën e njerëzve vetëm për hakmarrje 3 min read
  • Ballkan

Stojkoviq godet Vuçiqin: Gati të shkatërrojë lumin dhe jetën e njerëzve vetëm për hakmarrje

The Geopost August 10, 2026
Shkrimtari serb, Basara: Serbia i fsheh krimet qe një shekull e gjysmë, por era e keqe ka dalë në sipërfaqe 4 min read
  • Ballkan

Shkrimtari serb, Basara: Serbia i fsheh krimet qe një shekull e gjysmë, por era e keqe ka dalë në sipërfaqe

The Geopost August 10, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.