Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Reagimi i Shqipërisë për Ibrin e irriton Vuçiqin, presidenti serb sulmon Kosovën me akuza të pabaza

The Geopost August 11, 2026 2 min read
Share the news

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar me akuzat ndaj Kosovës, duke bërë pretendime të pabazuara lidhur me trajtimin e komunitetit serb dhe institucionet e Kosovës.

Deklaratat e tij erdhën pasi reagime në Shqipëri shkaktuan pohimet e mëhershme të Vuçiqit se Serbia po shqyrton mundësinë e devijimit të rrjedhës së lumit Ibër.

Duke folur për Radio Televizionin e Serbisë (RTS), Vuçiq tha se çështja e Ibrit është “çështje e brendshme” e Serbisë dhe pyeti se çfarë lidhjeje ka kjo çështje me Shqipërinë.

“Është çështje e brendshme e jona. Nuk e di se çfarë lidhjeje ka Ibri me Shqipërinë”, u shpreh Vuçiq.

Ai përmendi edhe zonën e Ribariqit, duke thënë se Serbia fillimisht duhet të shqyrtojë situatën atje dhe më pas të vendosë për hapat e mëtejshëm.

Megjithatë, gjatë deklaratës së tij, Vuçiq sërish iu referua Kosovës, duke hedhur akuza ndaj institucioneve të saj dhe duke bërë pretendime për trajtimin e serbëve në Kosovë.

Sipas tij, shqiptarët po i përdorin këto çështje për të “mbuluar të gjitha krimet e tyre kundër popullit serb”, duke përmendur pretendime për arrestime, ngacmime dhe, siç tha ai, trajtim të keq të serbëve.

“Arrestime, ngacmime të serbëve, shembje shtëpish, rrahje fjalë për fjalë të serbëve vetëm sepse serbët janë kudo”, tha Vuçiq.

Presidenti serb nuk paraqiti prova për këto pretendime në deklaratën e tij.

Vuçiq më tej akuzoi Kosovën se, sipas tij, po zhvillon një “terrorizim” në bashkëpunim me struktura të bashkësisë ndërkombëtare, me synim minimin e institucioneve të Serbisë në Kosovë dhe forcimin e institucioneve të Kosovës.

“Sipas tij”, ky proces po bëhet për të dobësuar institucionet që Serbia pretendon se i ka në Kosovë dhe për të forcuar institucionet e Kosovës, të cilat ai i cilësoi si të palidhura me të drejtën ndërkombëtare.

Deklaratat e fundit të Vuçiqit vijnë në vazhdën e retorikës së tij të vazhdueshme ndaj Kosovës, në të cilën ai shpesh paraqet pretendime për diskriminim dhe keqtrajtim të serbëve në Kosovë, pa i mbështetur ato me prova konkrete.

Në anën tjetër, institucionet e Kosovës kanë theksuar vazhdimisht se veprimet ndaj individëve dhe strukturave në veri të vendit lidhen me zbatimin e ligjeve të Republikës së Kosovës dhe funksionimin e rendit kushtetues e institucional.

The GeoPost

Tags: Aleksandar Vuçiq Kosova Lumi Iber Serbia Shqipëria

Continue Reading

Previous: Nga “The Kyiv Independent” te “Ukrainska Pravda”: Si e raportuan mediat ukrainase reagimin e Kosovës ndaj Zelenskyt
Next: Vuçiq kërcënoi me devijimin e Ibrit, inxhinierët serbë: Marrëzi, nuk ka lidhje me logjikën e shëndoshë

Gjykata Kushtetuese e Bosnjës ka ndaluar financimin për lobim për pavarësinë e Republikës Srpska 4 min read
  • Ballkan
  • News

Gjykata Kushtetuese e Bosnjës ka ndaluar financimin për lobim për pavarësinë e Republikës Srpska

The Geopost September 25, 2026
“Thuaji shefit tënd: Mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përballet me Lavrovin në OKB 4 min read
  • Ballkan
  • Botë

“Thuaji shefit tënd: Mjaft është mjaft” – ministri i Jashtëm polak përballet me Lavrovin në OKB

The Geopost September 25, 2026
Mbi gjysmë milioni votues pa adresë të plotë, opozita kërkon verifikim të regjistrit zgjedhor në Serbi 11 min read
  • Ballkan
  • News

Mbi gjysmë milioni votues pa adresë të plotë, opozita kërkon verifikim të regjistrit zgjedhor në Serbi

The Geopost September 25, 2026
Vuçiq shpërfillë BE-në, takohet me Lavrovin: Do të kemi marrëveshje të re për gazin me Rusinë 2 min read
  • Ballkan
  • News

Vuçiq shpërfillë BE-në, takohet me Lavrovin: Do të kemi marrëveshje të re për gazin me Rusinë

The Geopost September 25, 2026
Vuçiq viktimizohet në OKB, Mujanoviq dhe Serwer ia kujtojnë luftërat e Millosheviqit dhe Mlladiqin 3 min read
  • Ballkan

Vuçiq viktimizohet në OKB, Mujanoviq dhe Serwer ia kujtojnë luftërat e Millosheviqit dhe Mlladiqin

The Geopost September 24, 2026
BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë 3 min read
  • Ballkan

BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

The Geopost September 24, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.