Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Vuçiq shpërfillë BE-në, takohet me Lavrovin: Do të kemi marrëveshje të re për gazin me Rusinë

The Geopost September 25, 2026 2 min read
Share the news

Pavarësisht thirrjeve të Bashkimit Evropian, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar të enjten me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov, në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York.

Vuçiq tha se me Lavrovin ka zhvilluar një bisedë për sigurinë energjetike dhe krizën globale në sektorin e energjisë. Ai shprehu shpresën se deri në fund të shtatorit Serbia do të nënshkruajë një marrëveshje të re për furnizimin me gaz me Rusinë, shkruan b92.

“Bisedë e hapur dhe përmbajtësore me ministrin Sergej Lavrov për sigurinë energjetike në kontekstin e krizës së përgjithshme globale në këtë sektor, ku shpreha shpresën se deri në fund të shtatorit do të nënshkruajmë një marrëveshje të re për gazin me Federatën Ruse”, shkroi Vuçiq në Instagram.

Sipas tij, në takim janë diskutuar edhe marrëdhëniet dypalëshe, forcimi i bashkëpunimit ekonomik, zhvillimet gjeopolitike dhe roli i Kombeve të Bashkuara në situatën aktuale ndërkombëtare.

Ai theksoi gjithashtu se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj ruajtjes së paqes, stabilitetit dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare.

Takimi vjen në një kohë kur po afrohet skadimi i marrëveshjes aktuale të gazit mes Serbisë dhe Rusisë. Vuçiq kishte paralajmëruar më herët se furnizimi me gaz po vazhdon normalisht, por se marrëveshja e re mbetet një çështje e rëndësishme për bisedimet me palën ruse.

Vuçiq ndodhet në New York për sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku gjatë qëndrimit të tij ka zhvilluar edhe takime të tjera me liderë dhe përfaqësues të vendeve të ndryshme.

Tags: Aleksandar Vuçiq Bashkimi Evropian OKB

Continue Reading

Previous: Norvegjia do të ndajë 9 miliardë dollarë për të mbështetur Ukrainën në vitin 2027
Next: Ministri i Jashtëm i Polonisë ngre alarmin: Rusia mund të përgatitë një lëvizje të madhe këtë vit

BE-ja kërkon reforma, NATO paralajmëron kundër vakumit të sigurisë – Dodiku mbetet pro-rus 9 min read
  • Ballkan

BE-ja kërkon reforma, NATO paralajmëron kundër vakumit të sigurisë – Dodiku mbetet pro-rus

The Geopost October 8, 2026
“Çdo shtëpi serbe ka një Ratko”, Prokuroria urdhëron marrjen në pyetje të Knezheviqit për lavdërimin e Mlladiqit 2 min read
  • Ballkan

“Çdo shtëpi serbe ka një Ratko”, Prokuroria urdhëron marrjen në pyetje të Knezheviqit për lavdërimin e Mlladiqit

The Geopost October 8, 2026
Brukseli i jep sinjal të fortë Vuçiqit: Serbia mbetet pa udhërrëfyes për anëtarësim në BE 7 min read
  • Ballkan

Brukseli i jep sinjal të fortë Vuçiqit: Serbia mbetet pa udhërrëfyes për anëtarësim në BE

The Geopost October 8, 2026
Stradner: Trump duhet të distancohet nga Dodiku dhe Vuçiqi, të dy janë kukulla të Putinit dhe Xi Jinpingut 2 min read
  • Ballkan

Stradner: Trump duhet të distancohet nga Dodiku dhe Vuçiqi, të dy janë kukulla të Putinit dhe Xi Jinpingut

The Geopost October 8, 2026
E dënuara për krime lufte, Bilana Plavshiq, varroset me nderime në Banjallukë 6 min read
  • Ballkan

E dënuara për krime lufte, Bilana Plavshiq, varroset me nderime në Banjallukë

The Geopost October 8, 2026
Rubio në Athinë paralajmëron Iranin se nuk do të ketë kurrë armë bërthamore 6 min read
  • News

Rubio në Athinë paralajmëron Iranin se nuk do të ketë kurrë armë bërthamore

The Geopost October 8, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.