Deklaratat që arsyetojnë spastrimin etnik nuk janë thjesht qëndrime individuale, por pjesë e një diskursi politik që vazhdon të jetë i pranishëm në Serbi, e që synon ndikimin në rajon, vlerëson drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Siguri, Mentor Vrajolli.
Narrativat nacionaliste, ndikimi rus në Ballkan, rreziqet hibride dhe sfidat që përballon Kosova në ruajtjen e sigurisë dhe integrimit të komuniteteve janë disa nga çështjet për të cilat Vrajolli flet në The Geotalks. Thotë se nevojitet strategji më e fuqishme përballë luftës hibride.
Ai vlerëson se propaganda dhe lufta hibride janë bërë mjete të rëndësishme të ndikimit, me synim dobësimin e pozitës së Kosovës dhe pengimin e avancimit të saj në arenën ndërkombëtare.
Në këtë episod, Vrajolli diskuton gjithashtu për situatën në veri të Kosovës, zhvillimet pas sulmit në Banjskë, rrezikun e incidenteve të reja, rolin e NATO-s në ruajtjen e paqes dhe sfidat politike që lidhen me integrimin euroatlantik të Kosovës.
/The Geopost/

Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente
Humbja e Vuçiqit në Serbi, a po i vjen fundi ndikimit të Beogradit mbi Listën Serbe në Kosovë?
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s
Një Serbi pa Vuçiqin, por me të njëjtën politikë ndaj Kosovës?
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin