Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza

Stigmatizimi i drejtësisë në vend të përballjes me të kaluarën: Si e politizon Beogradi hetimin në Zubin Potok

The Geopost August 4, 2026 2 min read
Share the news

Reagimet e zyrtarëve të Beogradit ndaj arrestimeve të fundit në Zubin Potok kanë na kujton edhe njëherë mënyrën se si Serbia trajton hetimet për krime lufte dhe çështjen e personave të zhdukur. Deklaratat e drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq, ku arrestimin e të dyshuarve për zhdukjen e 23 intelektualëve të Mitrovicës e cilëson si një “gjueti” ndaj serbëve, paraqesin një përpjekje për ta politizuar procesin e drejtësisë dhe për ta zhvendosur vëmendjen nga përgjegjësia individuale penale.

Petkoviq madje pretendoi se po keqpërdoret çështja e personave të zhdukur. Megjithatë, sipas analizës së The Geopost, në këtë narrativë mungon dallimi mes përgjegjësisë individuale dhe asaj kolektive.

Paraqitja e procedurave penale ndaj individëve si një sulm ndaj gjithë komunitetit serb ose ndaj komunës së Zubin Potokut krijon një perceptim të rremë dhe pengon procesin e përballjes me të kaluarën. Në të njëjtën kohë, kjo qasje, kontribuon në ruajtjen e tensioneve dhe frikës në mesin e banorëve lokalë, duke forcuar narrativat politike në vend të besimit në institucionet e drejtësisë.

Nga perspektiva e sundimit të ligjit dhe standardeve evropiane, hetimet për krime lufte zhvillohen mbi bazën e dyshimeve ndaj individëve konkretë dhe jo ndaj komuniteteve apo grupeve etnike. Për këtë arsye, identifikimi i procedurave gjyqësore me një sulm ndaj një popullsie të tërë konsiderohet si një formë e përgjithësimit politik që e zhvendos debatin nga faktet dhe provat drejt retorikës politike.

Çështja e personave të zhdukur, e cila mbetet një nga plagët më të rënda të luftës së viteve 1998–1999. Theksohet se zbardhja e fatit të të gjithë personave të zhdukur duhet të jetë prioritet, pavarësisht përkatësisë etnike të viktimave.

Kujtojmë se, diskursi politik i Beogradit anashkalon faktin se familjet e mijëra personave të zhdukur shqiptarë vazhdojnë prej vitesh të kërkojnë të vërtetën për më të afërmit e tyre. Në këtë kontekst, përdorimi i çështjes së personave të zhdukur si argument politik rrezikon ta zbehë fokusin nga nevoja për bashkëpunim institucional dhe përmbushjen e obligimeve të marra në kuadër të dialogut në Bruksel, përfshirë hapjen e arkivave dhe avancimin e proceseve të drejtësisë tranzicionale.

/The Geopost/

Continue Reading

Previous: Mediat serbe dhe proruse përhapin propagandë për udhërrëfyesit turistikë dhe rrënimin e objekteve pa leje në veri të Kosovës
Next: Kritiku i Putinit thotë se është “gjallë dhe i lirë” në Paris, pasi Rusia e shpalli “agjent të huaj”

Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit” 4 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit”

The Geopost September 24, 2026
Milan Radoiçiq ende i lirë në Serbi, pa aktakuzë dhe nën mbrojtjen politike të Vuçiqit 6 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Milan Radoiçiq ende i lirë në Serbi, pa aktakuzë dhe nën mbrojtjen politike të Vuçiqit

The Geopost September 24, 2026
Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

The Geopost September 24, 2026
Pse Kina nuk ka gjasa të ushtrojë presion mbi Iranin përpara samitit Trump-Xi 8 min read
  • Analiza
  • News

Pse Kina nuk ka gjasa të ushtrojë presion mbi Iranin përpara samitit Trump-Xi

The Geopost September 24, 2026
Kriza pengmarrjeje në Ballkanin Perëndimor: Si e ka zënë peng regjimi i Vuçiqit rrugën evropiane të Serbisë? 10 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Kriza pengmarrjeje në Ballkanin Perëndimor: Si e ka zënë peng regjimi i Vuçiqit rrugën evropiane të Serbisë?

The Geopost September 23, 2026
Sputnik manipulon me pamjet nga Kosova për të promovuar propagandën e Beogradit në Nju Jork 2 min read
  • Analiza

Sputnik manipulon me pamjet nga Kosova për të promovuar propagandën e Beogradit në Nju Jork

The Geopost September 22, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.