Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

“Krimi në “Panda” nuk u krye nga shqiptarët”, familjet kujtojnë deklaratat e Vuçiqit dhe kërkojnë zbardhjen e rastit

The Geopost July 29, 2026 2 min read
Share the news

Vrasja e gjashtë të rinjve serbë në kafenenë “Panda” në Pejë, më 14 dhjetor 1998, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas pretendimeve të reja për autorët e dyshuar të krimit.

Megjithatë, familjarët e viktimave thonë se nuk u besojnë më spekulimeve dhe kërkojnë vetëm prova zyrtare nga organet e drejtësisë.

Avokati i familjeve të viktimave, Ivan Niniq, i ka dorëzuar Prokurorisë Publike për Krimin e Organizuar në Serbi një kërkesë për marrjen në pyetje të Radomir Boban Baçeviq, pasi emri i tij u përmend nga Milosh Medenica – një i dënuar në arrati nga Mali i Zi – si autor i drejtpërdrejtë i të shtënave në kafenenë “Panda”.

Zvonko Gvozdenoviq, babai i Vukota Gvozdenoviq, i cili u vra në moshën 16-vjeçare, deklaroi për portalin Nova, se familjet nuk duan më të dëgjojnë pretendime të pabazuara.

“Nuk e di nëse Medenica po thotë të vërtetën apo jo. Dikush nga Prokuroria duhet ta hetojë këtë dhe të përcaktojë nëse ka ndonjë bazë në këto pretendime. Fatkeqësisht, kjo nuk është hera e parë që dikush përdor vdekjen e fëmijëve tanë”, tha ai.

Sipas Gvozdenoviq, gjatë viteve janë përmendur shumë emra si autorë të mundshëm të masakrës, por asnjëherë nuk janë paraqitur prova që do të çonin në zbardhjen e rastit.

“Ne duam vetëm prova dhe emrat e atyre që qëlluan, si dhe të atyre që urdhëruan krimin. Jo emra që qarkullojnë nëpër thashetheme, por emra që do të konfirmohen nga Prokuroria”, u shpreh ai.

Ai kritikoi edhe institucionet serbe për mungesën e progresit në hetime, duke theksuar se kanë kaluar më shumë se një dekadë pa rezultate konkrete.

Masakra në kafenenë “Panda”

Më 14 dhjetor 1998, persona të armatosur hapën zjarr me armë automatike në kafenenë “Panda” në Pejë, ku ishin mbledhur të rinj serbë.

Në sulm u vranë Ivan Obradoviq (15), Vukota Gvozdenoviq (16), Zoran Stanojeviq, Svetislav Ristiq (17), Dragan Trifunoviq (17) dhe Ivan Radevićq (25).

Po ashtu, Vladimir Lonçareviq dhe pronari i lokalit, Mirsad Shaboviq, u plagosën rëndë, ndërsa Nikola Rajoviq pësoi lëndime të lehta.

Deklaratat e Vuçiqit

Rasti “Panda” ka qenë objekt debatesh edhe për shkak të deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Në dhjetor të vitit 2013, kur ishte zëvendëskryeministër i Serbisë, ai deklaroi se “krimi në ‘Panda’ nuk u krye nga shqiptarët” dhe se opinioni publik do të “tronditej” kur të mësonte të vërtetën.

Dy vjet më vonë, në fund të vitit 2015, Vuçiq tha se ishte “pothuajse i sigurt” për atë që kishte ndodhur në kafenenë “Panda”, por deri më sot autorët e këtij krimi nuk janë identifikuar zyrtarisht dhe rasti mbetet i pazbardhur.

The GeoPost

Tags: Aleksandar Vuçiq Pejë Rasti "Panda" Serbia

Continue Reading

Previous: Kuvendi Komunal i Nikshiqit rrëzon iniciativën për “tërheqjen e njohjes” së Kosovës
Next: Deputeti serb e quajti Kosovën fqinj, Brnabiq e kundërshton me narrativën zyrtare të Beogradit

Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë 2 min read
  • Ballkan

Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë

The Geopost October 28, 2026
FAZ: Programi i Listës Studentore për Kosovën mund të nxisë konflikte dhe ta izolojë Serbinë 4 min read
  • Ballkan

FAZ: Programi i Listës Studentore për Kosovën mund të nxisë konflikte dhe ta izolojë Serbinë

The Geopost October 28, 2026
Pas Vuçiqit, çfarë do të thotë qeveria e re në Beograd për Milorad Dodikun? 9 min read
  • Ballkan

Pas Vuçiqit, çfarë do të thotë qeveria e re në Beograd për Milorad Dodikun?

The Geopost October 28, 2026
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH

The Geopost October 28, 2026
“Kundërgoditja po vjen”: Ish-aktivisti serb paralajmëron për planet e Vuçiqit pas humbjes 3 min read
  • Ballkan

“Kundërgoditja po vjen”: Ish-aktivisti serb paralajmëron për planet e Vuçiqit pas humbjes

The Geopost October 28, 2026
A do të bisedojë me Kurtin dhe a do ta ekstradojë Radoiçiqin? Përgjigjet bartësi i Listës Studentore 2 min read
  • Ballkan

A do të bisedojë me Kurtin dhe a do ta ekstradojë Radoiçiqin? Përgjigjet bartësi i Listës Studentore

The Geopost October 28, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.