Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Kuvendi Komunal i Nikshiqit rrëzon iniciativën për “tërheqjen e njohjes” së Kosovës

The Geopost July 29, 2026 2 min read
Share the news

Kuvendi Komunal i Nikshiqit ka hedhur poshtë një iniciativë të Partisë Demokratike Popullore (DNP) për miratimin e një deklarate që kërkonte “tërheqjen e njohjes” së Kosovës, duke argumentuar se nuk ka kompetencë ligjore për çështje të tilla.

Iniciativa ishte paraqitur nga DNP-ja, e udhëhequr nga Milan Knezheviq, ndërsa këshilltarët e kësaj partie në nivel lokal kishin propozuar që Kuvendi Komunal i Nikshiqit të miratonte një deklaratë për revokimin e njohjes së Kosovës nga Mali i Zi.

Në propozimin e DNP-së, vendimi i Malit të Zi për njohjen e Kosovës në vitin 2008 cilësohej si një vendim i marrë “kundër vullnetit të shumicës së qytetarëve”, ndërsa Kosova përshkruhej si “pjesë e pandashme e Serbisë”.

Megjithatë, partia NSD, e cila është pjesë e pushtetit lokal, e ka kundërshtuar iniciativën, duke theksuar se njohja ose tërheqja e njohjes së një shteti është kompetencë ekskluzive e institucioneve qendrore dhe jo e vetëqeverisjes lokale.

NSD-ja ka rikujtuar se të njëjtin qëndrim e kishte mbajtur edhe në vitin 2012, kur kishte kundërshtuar një iniciativë që, sipas saj, synonte të lidhte marrëveshjet politike lokale me çështjen e njohjes së Kosovës.

“Ne thamë atëherë, ashtu siç themi edhe tani, se kjo nuk është në kompetencë të vetëqeverisjes lokale. Ata që besojnë se komunat e kanë njohur Kosovën dhe se tani duhet ta tërheqin njohjen, mund të vazhdojnë me iniciativa të tilla, por kjo nuk do të ndodhë në Nikshiq”, thuhet në përgjigjen e NSD-së.

Ndërkohë, sipas të përditshmes malazeze Pobjeda, zyrtarë të Bashkimit Evropian u kanë përcjellë në mënyrë jozyrtare autoriteteve malazeze shqetësimin për iniciativat që synojnë tërheqjen e njohjes së Kosovës.

Sipas raportimit, ata kanë paralajmëruar se një veprim i tillë mund të ndikojë negativisht në procesin e integrimit evropian të Malit të Zi. Megjithatë, deri më tani nuk është bërë publike ndonjë deklaratë zyrtare e Bashkimit Evropian që konfirmon këto pretendime.

Rasti në Nikshiq nxjerr në pah edhe dallimet brenda spektrit politik pro-serb në Mal të Zi lidhur me mënyrën se si duhet trajtuar çështja e Kosovës, pavarësisht qëndrimeve të përafërta të këtyre forcave politike në raport me statusin e saj.

The GeoPost

Tags: Kosova Mali i Zi

Continue Reading

Previous: Zhvendosja e OSBE-së nga Beogradi, Wilson: Qëndrimi ndaj Kosovës dhe lidhjet me Rusinë e Iranin
Next: “Krimi në “Panda” nuk u krye nga shqiptarët”, familjet kujtojnë deklaratat e Vuçiqit dhe kërkojnë zbardhjen e rastit

Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë 2 min read
  • Ballkan

Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë

The Geopost October 28, 2026
FAZ: Programi i Listës Studentore për Kosovën mund të nxisë konflikte dhe ta izolojë Serbinë 4 min read
  • Ballkan

FAZ: Programi i Listës Studentore për Kosovën mund të nxisë konflikte dhe ta izolojë Serbinë

The Geopost October 28, 2026
Pas Vuçiqit, çfarë do të thotë qeveria e re në Beograd për Milorad Dodikun? 9 min read
  • Ballkan

Pas Vuçiqit, çfarë do të thotë qeveria e re në Beograd për Milorad Dodikun?

The Geopost October 28, 2026
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH

The Geopost October 28, 2026
“Kundërgoditja po vjen”: Ish-aktivisti serb paralajmëron për planet e Vuçiqit pas humbjes 3 min read
  • Ballkan

“Kundërgoditja po vjen”: Ish-aktivisti serb paralajmëron për planet e Vuçiqit pas humbjes

The Geopost October 28, 2026
A do të bisedojë me Kurtin dhe a do ta ekstradojë Radoiçiqin? Përgjigjet bartësi i Listës Studentore 2 min read
  • Ballkan

A do të bisedojë me Kurtin dhe a do ta ekstradojë Radoiçiqin? Përgjigjet bartësi i Listës Studentore

The Geopost October 28, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.