Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

“Banjska nuk ndodhi pa dijeninë e Beogradit”, Janjiq: Nëse Radoiçiq flet, Vuçiq mund të përballet me pasoja

The Geopost July 26, 2026 3 min read
Share the news

Raportet ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryekriminelit të akuzuar e të kërkuar në Kosovë për rastin Banjska dhe jo vetëm, Milan Radoiçiq janë delikate dhe jo gjithaq të mira, për të mos thënë edhe tronditëse.

Kështu thotë themeluesi i Këshillit për Marrëdhënie Etnike në Beograd dhe njëri nga ekspertët më të njohur të zhvillimeve politike, por edhe të historisë në Ballkan, e sidomos në Kosovë e Serbi, Dushan Janjiq.

Sipas tij, Radoiçiqi nuk është thjesht një figurë me të kaluar kriminale, por një lojtar jashtëzakonisht i fuqishëm dhe i rrezikshëm, i cili ka shtrirje më të madhe influence në pjesën e veriu të Kosovës. sesa vetë presidenti i Serbisë.

E dini, unë jam përplasur me Radoiçiqin, rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe, mbi të gjitha, për shkak të kritikave të ashpra emocionale, por të argumentuara dhe të justifikuara, të Rada Trajkoviqit. Por, objektivisht, këtë e kam thënë atëherë dhe e përsëris edhe tani: Radoiçiq është një lojtar më serioz dhe më i fuqishëm në atë hapësirë të vogël sesa Vuçiqi. Dhe ajo hapësirë e vogël nuk është vetëm Banjska, nuk është vetëm disiplinimi i Listës Serbe. Kjo shkon shumë më thellë, deri te bashkëpunimi me disa politikanë shqiptarë. Pra, Radoiçiq nuk është thjesht një kriminel. Ndoshta ka një të kaluar kriminale, por ai është një njeri i aftë, shumë i aftë për zbatim dhe mbikëqyrje, jo për planifikim.

Janjiq thotë se Radoiçiq mund të ketë lidhje edhe me një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh, përfshirë ata ndërkombëtarë, që e bëjnë atë një person të pamenaxhueshëm, teksa shton se nga veprimet e tij potenciale në të ardhmen ka shumë frikë Vuciq por edhe qarqet tjera në Beograd.

Sipas Janjiq, Radoiçiq nuk hyri në Banjskë pa ndonjë planifikim paraprak dhe pa dijeninë e Beogradit, por edhe të disa qendrave të mëdha ndërkombëtare.

“Për shkak të kontakteve të tij ndërkombëtare… jo vetëm për shkak të sanksioneve, ai tani ka sanksione në Evropë, në Britani, mendoj edhe në Amerikë, dhe nuk është arrestuar. Pra, mendoj se njerëz si ai, si dhe i gjithë rasti i Banjskës, që për dalim nga tjerët, kanë hyrë me vetëdije në një vend të tillë për t’u bërë objekt ose subjekt negociatash dhe bisedimesh. Prandaj nuk jam i sigurt se cilat janë dyshimet dhe frikërat kryesore të Vuçiqit nga Radoiçiqi. A është se, nëse e dënon, askush në Serbi nuk do të shqetësohej? Apo nëse Radoiçiq kthehet kundër tij dhe dëshmon kundër Vuçiqit? Marrëdhënia e tyre është shumë, shumë delikate. Mendoj se formalisht Radoiçiq nuk është kumbar i tij. E dini, në traditën serbe kumbarët tradhtojnë kumbarët, por Vuçiq ka 350 kumbarë. Mund ta imagjinoni sa është rritur ndikimi i Radoiçiqit, i cili di t’i përdorë ata. Unë nuk do të shqetësohesha për Radoiçiqin, por Vuçiqi duhet të shqetësohet. Ndërsa, se a duhet të përgjigjet për atë që ka ndodhur, duhet, jep me kusht që të hapen vërtet kartat, si amerikane ashtu edhe britanike, për të treguar çfarë ka ndodhur realisht”, tha ai.

Krejt kjo situatë, siç thotë Janjiq, sugjeron se ngjarja në Banjskë mund të ketë qenë e ditur ose e monitoruar nga afër nga agjencitë e huaja, duke e kthyer atë në një mjet për negociata dhe presione të fshehta.

Tags: Aleksandar Vuçiq Dushan Janjiq Milan Radoiçiq Sulmi terrorist në Banjskë

Continue Reading

Previous: Mesazh kërcënues nga Beogradi: Vuçiq para ushtarëve me retorikë të rrezikshme ndaj Kosovës
Next: Petkoviq me narrativa propaganduese, përdor ceremoninë fetare në Prizren për sulme politike ndaj Kosovës

Stradner: Rusia po i jep Vuçiqit “paketën për mbijetesën e regjimit”, intelegjenca ruse do të ndërhyjë në zgjedhjet në Serbi 2 min read
  • Ballkan

Stradner: Rusia po i jep Vuçiqit “paketën për mbijetesën e regjimit”, intelegjenca ruse do të ndërhyjë në zgjedhjet në Serbi

The Geopost September 13, 2026
Nga “shfajësim” te “dënim i rëndë”: Si po manipulon Vuçiqi me deklaratat për aktgjykimin e ish-krerëve të UÇK-së 3 min read
  • Ballkan

Nga “shfajësim” te “dënim i rëndë”: Si po manipulon Vuçiqi me deklaratat për aktgjykimin e ish-krerëve të UÇK-së

The Geopost September 12, 2026
“Marshi për Liri” mbush sheshet në Prishtinë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale 4 min read
  • Ballkan
  • News

“Marshi për Liri” mbush sheshet në Prishtinë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale

The Geopost September 12, 2026
25 vjet pas 11 Shtatorit, Kosova në solidaritet me popullin amerikan 3 min read
  • Ballkan
  • News

25 vjet pas 11 Shtatorit, Kosova në solidaritet me popullin amerikan

The Geopost September 12, 2026
Eksperti gjerman: Serbia mbetet faktori kryesor destabilizues në Ballkan, Vuçiq përdor nacionalizmin për pushtet 6 min read
  • Ballkan

Eksperti gjerman: Serbia mbetet faktori kryesor destabilizues në Ballkan, Vuçiq përdor nacionalizmin për pushtet

The Geopost September 11, 2026
Spiunë kundër popullit: BIA në fushatën zgjedhore si instrument i Vuçiqit 4 min read
  • Ballkan

Spiunë kundër popullit: BIA në fushatën zgjedhore si instrument i Vuçiqit

The Geopost September 11, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.