Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka ndarë Medaljen Pushkin ministrit për Zhvillim Shkencor dhe Teknologjik, Arsimin e Lartë dhe Shoqërinë Informative të Republika Srpskas, Drago Mastiloviq.
Ceremonia e ndarjes së dekoratës është mbajtur në Kremlin, në Moskë, gjatë një aktiviteti zyrtar të organizuar nga presidenti rus.
Medalja Pushkin i është ndarë Mastiloviqit në shenjë vlerësimi për kontributin e tij në forcimin e lidhjeve kulturore, arsimore dhe shkencore ndërmjet Republika Srpskas dhe Federatës Ruse.
Pas ceremonisë, Mastiloviq e ka cilësuar dekoratën si nder personal, por edhe si vlerësim për miqësinë dhe bashkëpunimin afatgjatë ndërmjet Banjallukës dhe Moskës.
Ai ka falënderuar Putinin dhe ambasadorin rus në Bosnjë e Hercegovinë, Igor Kalabukhov, për mbështetjen në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar politologu boshnjako-amerikan, Jasmin Mujanoviq, i cili ka tërhequr vëmendjen te lidhjet e udhëheqësve të Republika Srpskas me Rusinë dhe zhvillimet e fundit në raportet e tyre me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një reagim, Mujanoviq ka shkruar se Milorad Dodik, të cilin e ka cilësuar si udhëheqës secesionist të mbështetur nga Rusia dhe Kina, është duke shkuar drejt Mar-a-Lagos, ndërsa njëri prej bashkëpunëtorëve të tij më të lartë po nderohet nga Putini në Moskë.
“Rikthimi i sanksioneve ndaj Dodikut dhe të tjerëve nuk është vetëm një prioritet politik për interesat strategjike të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor. Është një domosdoshmëri morale”, ka shkruar Mujanoviq.
Reagimi i tij vjen në një kohë kur marrëdhëniet e udhëheqësisë së Republika Srpskas me Moskën dhe orientimi politik i Dodikut vazhdojnë të jenë pjesë e debatit për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor.
The GeoPost
Russia-China backed Bosnian Serb secessionist Milorad Dodik is on his way to Mar-a-Lago. One of his most senior underlings is in Moscow getting state honors from Putin.
The restoration of sanctions on Dodik et al is not only a political priority for US strategic interests in the Western Balkans. It is a moral imperative.
— Jasmin Mujanović (@JasminMuj) November 4, 2026

Putin i ndan Medaljen Pushkin ministrit të Dodikut, Republika Srpska ruan afërsinë me Rusinë
Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale të Serbisë, lidhet me keqtrajtimin e studentëve në protesta
Forcat pro-ruse dhe integrimi evropian: Cili do të jetë balanca e pushteteve në parlamentin e ri të BiH?
Vulin dyshohet se provoi të arratisej në Moskë, avioni detyrohet të kthehet në Beograd
Jovo Bakiq paralajmëron hetime ndaj Vuçiqit dhe zyrtarëve të regjimit: Do të përfundojnë në burg
Skandal në shërbimin sekret serb: Ish-zyrtarët padisin BIA-n për përgjim të studentëve dhe aktivistëve