Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Petkoviq me narrativa propaganduese, përdor ceremoninë fetare në Prizren për sulme politike ndaj Kosovës

The Geopost July 26, 2026 2 min read
Share the news

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka vazhduar sulmet e tij verbale ndaj institucioneve të Kosovës, duke ngritur akuza ndaj Policisë së Kosovës lidhur me masat e sigurisë gjatë përkujtimit të festës së Manastirit të Kryeengjëjve të Shenjtë në Prizren.

Përmes një reagimi në rrjetin social “X”, Petkoviq pretendoi se pjesëtarët e Policisë së Kosovës kishin kryer kontrolle “të panevojshme dhe tendencioze” ndaj besimtarëve serbë që morën pjesë në ceremoninë fetare.

Sipas tij, këto masa të sigurisë përbënin një “akt represioni”, ndërsa akuzoi institucionet e Kosovës se kinse kanë penguar edhe punën e disa mediave në gjuhën serbe.

“Qëllimi ishte të krijohej një Gazimestan i ri”, pretendoi Petkoviq, duke përdorur një narrativë të njohur politike të Beogradit që synon të paraqesë institucionet e Kosovës si kërcënim ndaj komunitetit serb.

Megjithatë, masat e ndërmarra nga Policia e Kosovës gjatë aktiviteteve publike, përfshirë edhe ato fetare, janë pjesë e procedurave të zakonshme të sigurisë që zbatohen për garantimin e rendit publik dhe mbrojtjen e të gjithë pjesëmarrësve.

Kontrollet policore në tubime me numër të madh pjesëmarrësish kryhen për të parandaluar incidente të mundshme dhe nuk lidhen me përkatësinë etnike apo fetare të qytetarëve.

Institucionet e sigurisë në Kosovë kanë theksuar vazhdimisht se detyra e tyre është garantimi i sigurisë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet, duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore.

Deklaratat e Petkoviqit vijnë në një periudhë kur zyrtarë të Beogradit kanë intensifikuar retorikën politike ndaj institucioneve të Kosovës, duke përdorur shpesh akuza për “diskriminim” dhe “presion” ndaj serbëve, ndërsa autoritetet në Prishtinë i kanë cilësuar këto pretendime si pjesë të një fushate propaganduese dhe dezinformuese.

Qeveria e Serbisë dhe zyrtarët e saj vazhdojnë ta përdorin çështjen e Kosovës si një nga temat kryesore politike, ndërsa përmes deklaratave publike shpesh akuzojnë Prishtinën për veprime ndaj komunitetit serb, pa ofruar prova konkrete për pretendimet e bëra.

Në anën tjetër, institucionet e Kosovës kanë përsëritur se çdo veprim i autoriteteve të sigurisë bazohet në ligjet në fuqi dhe se zbatimi i rendit dhe ligjit nuk mund të interpretohet si veprim kundër një komuniteti të caktuar./TheGeoPost.

Members of Kurti’s police wanted to provoke new Gazimestan today at the celebration of the Monastery of Holy Archangels’ St. Patrons day in Prizren. They were even searching mothers with babies in the trolleys, women, young men and the media that were reporting were forbidden to… pic.twitter.com/kneeqwvgBB

— Петар Петковић (@PetkovicPetar) July 26, 2026

Tags: Petar Petkoviq Propaganda serbe Serbia

Continue Reading

Previous: “Banjska nuk ndodhi pa dijeninë e Beogradit”, Janjiq: Nëse Radoiçiq flet, Vuçiq mund të përballet me pasoja
Next: Demokratët Evropianë kundër deklaratave të Vuçiqit për Kosovën: E ardhmja evropiane nuk ndërtohet me narrativa nacionaliste

Beogradi nuk shkëputet nga Moska: Deklaratat e Vulinit kundër BE-së tregojnë vazhdimin e politikës pro-ruse të Serbisë 3 min read
  • Ballkan
  • News

Beogradi nuk shkëputet nga Moska: Deklaratat e Vulinit kundër BE-së tregojnë vazhdimin e politikës pro-ruse të Serbisë

The Geopost August 8, 2026
Analistët në Serbi: Vuçiq po përdor struktura kriminale parapolicore për të frikësuar kundërshtarët 2 min read
  • Ballkan

Analistët në Serbi: Vuçiq po përdor struktura kriminale parapolicore për të frikësuar kundërshtarët

The Geopost August 8, 2026
Drecun, pa fakte, përsërit narrativat dezinformuese ndaj Kosovës dhe institucioneve të saj 2 min read
  • Ballkan

Drecun, pa fakte, përsërit narrativat dezinformuese ndaj Kosovës dhe institucioneve të saj

The Geopost August 7, 2026
Gjenden mbetje mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar për varr masiv në Zubin Potok 3 min read
  • Ballkan
  • News

Gjenden mbetje mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar për varr masiv në Zubin Potok

The Geopost August 7, 2026
Projekti i BE-së që lidh policinë me të rinjtë përmes videolojërave për t’i mbrojtur nga krimi dhe radikalizimi online 2 min read
  • Ballkan

Projekti i BE-së që lidh policinë me të rinjtë përmes videolojërave për t’i mbrojtur nga krimi dhe radikalizimi online

The Geopost August 7, 2026
Stojkoviq: Propaganda e regjimit ka shndërruar Serbinë në një burg të madh, s’do të ketë liri pa largimin e Vuçiqit 2 min read
  • Ballkan

Stojkoviq: Propaganda e regjimit ka shndërruar Serbinë në një burg të madh, s’do të ketë liri pa largimin e Vuçiqit

The Geopost August 7, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.