Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Shkarkohet Karim Khan, prokurori që ngriti çështjen kundër Putinit

The Geopost July 25, 2026 1 min read
Share the news

Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan, shkarkohet përfundimisht nga detyra.

Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJNP), Karim Khan, është shkarkuar përfundimisht nga posti i tij, pas një vendimi të mbështetur nga 82 prej 125 shteteve anëtare të kësaj gjykate.

Shkarkimi lidhet me akuzat për sjellje të papërshtatshme seksuale, pretendime të cilat Khan i ka mohuar vazhdimisht, duke insistuar se nuk ka kryer asnjë shkelje, shkruan Reuters.

Karim Khan ishte në krye të Prokurorisë së GJNP-së që nga viti 2021 dhe u bë një nga figurat më të njohura të drejtësisë ndërkombëtare, veçanërisht pas vendimit për të kërkuar masa ndaj liderëve të përfshirë në konflikte ndërkombëtare.

Një nga vendimet më të rëndësishme të mandatit të tij ishte sigurimi i urdhërarrestit ndaj presidentit rus, Vladimir Putin në vitin 2023, nën akuzat për deportimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas nga territoret e pushtuara gjatë luftës në Ukrainë.

Largimi i Khan nga posti i prokurorit vjen në një moment të ndjeshëm për Gjykatën Penale Ndërkombëtare, e cila po trajton disa nga çështjet më të rëndësishme të drejtësisë ndërkombëtare.

Tags: Rusia Ukraina Vladimir Putin

Continue Reading

Previous: Serbia shpenzon miliona dollarë për lobim në SHBA, aktivizon gjashtë kontrata me firma amerikane
Next: BE unanime për paketën e ardhshme të sanksioneve kundër Rusisë

Britania paralajmëron për Rusinë: NATO-ja duhet të jetë e përgatitur për skenarët më të këqij 2 min read
  • Botë

Britania paralajmëron për Rusinë: NATO-ja duhet të jetë e përgatitur për skenarët më të këqij

The Geopost October 28, 2026
Asnjëri bllok nuk fitoi shumicën – kush do ta udhëheqë tani Izraelin? 6 min read
  • Botë

Asnjëri bllok nuk fitoi shumicën – kush do ta udhëheqë tani Izraelin?

The Geopost October 28, 2026
Nga Moska në Beograd: Lufta e narrativave dhe rreziku i manipulimit të informacionit në Kosovë 11 min read
  • Analiza
  • News

Nga Moska në Beograd: Lufta e narrativave dhe rreziku i manipulimit të informacionit në Kosovë

The Geopost October 27, 2026
Avokati serb kërkon përgjegjësi nga mediat që i shërbyen për 14 vjet Vuçiqit: Tjetër është kapitali, tjetër krijimi i opinionit publik 3 min read
  • Ballkan
  • News

Avokati serb kërkon përgjegjësi nga mediat që i shërbyen për 14 vjet Vuçiqit: Tjetër është kapitali, tjetër krijimi i opinionit publik

The Geopost October 27, 2026
Nga pakti i mbrojtjes i Mekës te bisedimet në Teheran: A po ndryshon peizazhi i sigurisë në Lindjen e Mesme? 5 min read
  • News

Nga pakti i mbrojtjes i Mekës te bisedimet në Teheran: A po ndryshon peizazhi i sigurisë në Lindjen e Mesme?

The Geopost October 27, 2026
Tensione në Beograd, protestuesit hyjnë në televizionin proqeveritar Informer – ndërpritet transmetimi, ndërhyn policia 3 min read
  • News

Tensione në Beograd, protestuesit hyjnë në televizionin proqeveritar Informer – ndërpritet transmetimi, ndërhyn policia

The Geopost October 26, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.