Eurodeputeti holandez Thijs Reuten ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Serbi, duke i interpretuar lëvizjet e presidentit Aleksandar Vuçiq si pjesë të një strategjie për ruajtjen e kontrollit politik në një periudhë të rritjes së presionit publik dhe protestave të vazhdueshme në vend.
Reagimi i tij vjen pasi Vuçiq njoftoi se do të tërhiqet nga posti i presidentit brenda javëve të ardhshme dhe se Serbia do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme presidenciale dhe parlamentare.
Sipas disa zyrtarëve evropianë dhe analistëve, ky hap nuk përbën domosdoshmërisht një largim të vërtetë nga politika, por mund të jetë një rikonfigurim i pushtetit brenda të njëjtit kamp politik, përmes zgjedhjeve dhe ripozicionimit institucional.
Në këtë linjë është shprehur edhe eurodeputeti Reuten.
“Njoftimi për të hequr dorë nga posti i Presidentit është një manovër për të hartuar një strategji që të mbetet në pushtet për sa më gjatë të jetë e mundur, në një mënyrë apo tjetër. Kjo është një lëvizje klasike e manualit të autokratëve. Le të mos e humbasim fokusin”, ka shkruar Reuten në platformën “X”.
Ai theksoi gjithashtu se mbështet qytetarët serbë në kërkesat e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme, zbatim të sundimit të ligjit dhe transparencë institucionale.
Announcing to give up the position of President, to plot a strategy to remain in power as long as possible. One way or the other. That is what this classic autocrats playbook move is about.
Let’s keep our eyes on the ball.
1/2 https://t.co/HBoPsA7OIz— Thijs Reuten 🇪🇺🌹 (@thijsreuten) June 28, 2026

YouTuberët austriakë depërtojnë në Batajnicë, publikojnë pamje të bazës ku Serbia operon avionë dhe dronë
Propozimi për Serbinë “tregon se Kongresi ndjek zhvillimet në mënyrë të pavarur nga Shtëpia e Bardhë”
“Malit të Zi i kushtëzohet hyrja në BE”, Kroacia i kërkon pasuri me vlerë mbi 2.4 miliardë euro
Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit
Kë, në fakt, përfaqësojnë partitë “ruse” në Serbi?
A po e ringjall Putini “Serbinë e Madhe”?