Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Raporti i REVENT: Serbia përdor narrativat për ekstremizmin islam si armë propagandistike kundër Kosovës

The Geopost June 29, 2026 3 min read
Share the news

Serbia vazhdon të përdorë narrativat për ekstremizmin islam si pjesë të një strategjie për ta dëmtuar imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe për të minuar harmoninë ndërfetare mes shqiptarëve, vlerësohet në një raport të Institutit për Siguri dhe Reziliencë – PREVENT, si dhe nga njohës të çështjeve të sigurisë.

Çështja është rikthyer në vëmendje pas një vendimi të javës së kaluar të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila konstatoi se Hysri Selimi ishte bashkuar me organizatën terroriste ISIS me udhëzime të Agjencisë së Inteligjencës së Serbisë (BIA), ndërsa njëkohësisht e informonte këtë shërbim për rrymat radikale islame në Kosovë.

Drejtori ekzekutiv i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, thotë se ky interesim i Serbisë nuk është i ri, por vazhdimësi e politikave të ndjekura që nga vitet ’90.

Sipas tij, Serbia dhe Rusia kanë tentuar prej dekadash t’i paraqesin shqiptarët dhe më pas Kosovën si vatër të ekstremizmit islamik, me synimin për ta portretizuar shtetin e Kosovës si të pasigurt dhe të lidhur me radikalizmin fetar.

“Ky informacion u duhet shumë më tepër për ta baltosur Kosovën dhe për ta paraqitur si një vend të pasigurt dhe me prirje drejt radikalizmit islam. Edhe pse një numër qytetarësh nga Kosova kanë shkuar në Siri, ky nuk është problemi kyç i Kosovës dhe nuk mund t’i jepet vendit ky karakter. Institucionet e Kosovës e kanë luftuar radikalizmin islam dhe pika fillestare e Serbisë është e njëjtë me atë ku ndodhet sot – t’i përdorë raste të tilla për ta paraqitur Kosovën si shtet jostabil dhe të lidhur me ekstremizmin”, ka deklaruar Peci.

Ai shton se një objektiv tjetër i Beogradit është cenimi i harmonisë ndërfetare që karakterizon shoqërinë shqiptare.

Sipas Pecit, identiteti kombëtar shqiptar është ndërtuar mbi bashkëjetesën e komuniteteve të ndryshme fetare dhe pikërisht këtë model synojnë ta godasin lëvizjet radikale.

“Shqiptarët kanë katër religjione dhe nacionalizmi shqiptar u ndërtua mbi një bazë sekulare që bashkoi të gjitha komunitetet fetare. Pikërisht këtë shtyllë kanë synuar ta godasin lëvizjet radikale islame. Kemi parë sulme ndaj figurave si Skënderbeu, Nënë Tereza dhe personaliteteve të tjera të traditës shqiptare që kanë kontribuar në identitetin kombëtar”, tha ai.

Narrativa për ta paraqitur Kosovën si vatër të ekstremizmit, sipas raportit të PREVENT me autor Skender Përteshin, është përdorur vazhdimisht edhe nga diplomacia serbe.

Raporti sjell si shembull sulmin terrorist ndaj Ambasadës së Izraelit në Beograd, në qershor të vitit 2024, kur një pjesëtar i forcave të sigurisë serbe mbeti i plagosur rëndë.

Sipas raportit, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, u përpoq ta lidhte autorin e sulmit me Kosovën, duke pretenduar se Senad Ramoviq Beqan ishte ndihmuar të fshihej në Kosovë.

Instituti PREVENT thekson se ky pretendim ishte i pavërtetë dhe kishte për qëllim dëmtimin e reputacionit ndërkombëtar të Kosovës, duke e paraqitur atë si vend që mbështet terrorizmin.

Në të njëjtën kohë, raporti thekson se sulmet terroriste të ndodhura në veri të Kosovës gjatë viteve të fundit janë kryer nga organizata që gëzojnë mbështetje nga Serbia.

Sipas analizës së PREVENT, ndërmjet viteve 2021 dhe 2024, anëtarë të organizatave “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” kanë kryer mbi 17 sulme terroriste në Kosovë.

Këto sulme kanë pasur në shënjestër institucionet e Republikës së Kosovës, misionet ndërkombëtare, popullatën civile dhe infrastrukturën kritike të vendit.

Raporti arrin në përfundimin se, ndërsa Serbia promovon narrativa që e paraqesin Kosovën si vatër të ekstremizmit, në praktikë organizatat e mbështetura prej saj janë përgjegjëse për një seri sulmesh terroriste që kanë cenuar sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.

Tags: Kosova REVENT Serbia

Continue Reading

Previous: Eurodeputetja Brent: Vuçiq nuk ka ndërmend të heqë dorë nga pushteti, Evropa të mos përsërisë gabimet e së kaluarës
Next: Eurodeputeti Reuten: Vuçiq po përdor taktikën e autokratëve për të qëndruar në pushtet

YouTuberët austriakë depërtojnë në Batajnicë, publikojnë pamje të bazës ku Serbia operon avionë dhe dronë 2 min read
  • Ballkan

YouTuberët austriakë depërtojnë në Batajnicë, publikojnë pamje të bazës ku Serbia operon avionë dhe dronë

The Geopost October 4, 2026
Propozimi për Serbinë “tregon se Kongresi ndjek zhvillimet në mënyrë të pavarur nga Shtëpia e Bardhë” 5 min read
  • Ballkan
  • News

Propozimi për Serbinë “tregon se Kongresi ndjek zhvillimet në mënyrë të pavarur nga Shtëpia e Bardhë”

The Geopost October 3, 2026
“Malit të Zi i kushtëzohet hyrja në BE”, Kroacia i kërkon pasuri me vlerë mbi 2.4 miliardë euro 2 min read
  • Ballkan
  • News

“Malit të Zi i kushtëzohet hyrja në BE”, Kroacia i kërkon pasuri me vlerë mbi 2.4 miliardë euro

The Geopost October 3, 2026
Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit 2 min read
  • Ballkan
  • News

Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit

The Geopost October 3, 2026
Kë, në fakt, përfaqësojnë partitë “ruse” në Serbi? 7 min read
  • Ballkan
  • News

Kë, në fakt, përfaqësojnë partitë “ruse” në Serbi?

The Geopost October 3, 2026
A po e ringjall Putini “Serbinë e Madhe”? 6 min read
  • Ballkan
  • News

A po e ringjall Putini “Serbinë e Madhe”?

The Geopost October 3, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.