Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Vuçiq kërcënon nga Beogradi: Nesër do ta shihni forcën e ushtrisë

The Geopost June 27, 2026 3 min read
Share the news

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mbajtur një fjalim para mbështetësve të tij në Beograd, ku ka folur për situatën politike në vend, raportet me Perëndimin, Kosovën, Ushtrinë e Serbisë dhe të ardhmen e tij politike.

Në prag të Vidovdanit, Vuçiq paralajmëroi një demonstrim të kapaciteteve ushtarake serbe, duke deklaruar se qytetarët do të kenë mundësi të shohin fuqinë e ushtrisë.

“Nesër është Vidovdani. Shikoni forcën e Ushtrisë suaj, do ta shihni pse askush nuk do të jetë në gjendje ta sulmojë Serbinë”, tha ai, duke shtuar se Serbia do të vazhdojë të marrë vendime në mënyrë të pavarur dhe nuk do të heqë dorë nga partneritetet me Kinën dhe Rusinë, edhe pse synon integrimin në Bashkimin Evropian.

Gjatë fjalimit, Vuçiq u kërkoi të pranishmëve të ulnin pankartat në mënyrë që, sipas tij, të shihej numri i madh i pjesëmarrësve në tubim. Ai i falënderoi mbështetësit për praninë e tyre, duke e cilësuar periudhën aktuale si “jashtëzakonisht të vështirë” për Serbinë dhe duke theksuar rëndësinë e unitetit.

Presidenti serb bëri edhe një bilanc të qeverisjes së tij, duke pretenduar se kur mori pushtetin në vitin 2012 Serbia ndodhej në një gjendje të rëndë ekonomike, me papunësi të lartë, institucione të dobësuara dhe financa publike në krizë.

Sipas tij, gjatë më shumë se një dekade qeverisjeje janë punësuar mbi 550 mijë persona, janë ndërtuar 651 kilometra autostrada dhe rrugë, ndërsa në vend janë tërhequr miliarda euro investime dhe janë hapur fabrika të reja.

Vuçiq tha se arritja më e rëndësishme e qeverisjes së tij ka qenë ruajtja e paqes, lirisë dhe pavarësisë së Serbisë.

“Ne ruajtëm paqen, lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë”, u shpreh ai.

Në pjesën e fjalimit kushtuar Kosovës, presidenti serb përsëriti qëndrimin zyrtar të Beogradit, duke deklaruar se nuk ka vend për diskutim mbi statusin e saj.

“Nuk ekziston asnjë histori se kujt i përket Kosova. E dini çfarë shkruan në Kushtetutën e Serbisë dhe për ne ajo është e shenjtë”, tha Vuçiq.

Ai akuzoi gjithashtu kundërshtarët politikë dhe, sipas tij, aktorë të jashtëm për përpjekje për destabilizimin e Serbisë. Sipas Vuçiqit, protestat dhe lëvizjet studentore janë përdorur për qëllime politike, ndërsa shtoi se studentët janë manipuluar nga të tjerët.

Në fund të fjalimit, Vuçiq bëri edhe një deklaratë që tërhoqi vëmendje, duke thënë se mandati i tij si president po i afrohet fundit.

“Këto janë ditët dhe javët e mia të fundit si President i Republikës”, deklaroi ai, duke falënderuar mbështetësit për besimin e dhënë ndër vite.

Megjithatë, ai bëri të ditur se do të vazhdojë të jetë aktiv politikisht dhe se në zgjedhjet e ardhshme do të mbështesë listën zgjedhore që, sipas propozimit të tij, do të mbajë emrin “Serbia e Bashkuar”, slogan të cilin e cilësoi si “moton më të bukur” për të ardhmen e vendit.

The GeoPost

Tags: Aleksandar Vuçiq Serbia Vidovdani

Continue Reading

Previous: Një çerek shekulli nga ekstradimi i Millosheviqit: Në Hagë pa aktgjykim, në Serbi i rehabilituar

Një çerek shekulli nga ekstradimi i Millosheviqit: Në Hagë pa aktgjykim, në Serbi i rehabilituar 12 min read
  • Ballkan
  • News

Një çerek shekulli nga ekstradimi i Millosheviqit: Në Hagë pa aktgjykim, në Serbi i rehabilituar

The Geopost June 27, 2026
Hakeri iranian pret ekstradimin nga Mali i Zi në SHBA 6 min read
  • Botë
  • News

Hakeri iranian pret ekstradimin nga Mali i Zi në SHBA

The Geopost June 27, 2026
‘Shumë shqetësuese’: Gjetjet e reja të HRW mbi importet e mundshme të spiunazhit në Serbi 7 min read
  • Ballkan
  • News

‘Shumë shqetësuese’: Gjetjet e reja të HRW mbi importet e mundshme të spiunazhit në Serbi

The Geopost June 27, 2026
Shqipëria heton ndikimin iranian në “Revolucionin e Flamingove” 8 min read
  • Ballkan
  • News

Shqipëria heton ndikimin iranian në “Revolucionin e Flamingove”

The Geopost June 27, 2026
Pa bashkëpunim juridik: Si ua dërgon Kosova ftesat e gjykatave të dyshuarve në Serbi? 6 min read
  • News

Pa bashkëpunim juridik: Si ua dërgon Kosova ftesat e gjykatave të dyshuarve në Serbi?

The Geopost June 27, 2026
Mali i Zi ia ndalon hyrjen në vend gazetarit propagandues dhe aleatit të Vuçiqit 2 min read
  • Ballkan
  • News

Mali i Zi ia ndalon hyrjen në vend gazetarit propagandues dhe aleatit të Vuçiqit

The Geopost June 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.