Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Ushtarët rus kërcënojnë me kryengritje: Do t’i kthejë armët kundër Kremlinit nëse vazhdoni me tortura

The Geopost June 28, 2026 1 min read
Share the news

Një ushtar rus ka bërë deklarata të forta kundër udhëheqjes së Kremlinit, duke kërcënuar me një kryengritje të re ushtarake dhe duke pretenduar se brenda ushtrisë ruse ka raste të shumta të keqtrajtimit dhe abuzimeve.

Ushtari Alexander Lunin deklaroi se ushtarët rusë po përballen me tortura dhe ndëshkime për refuzimin e zbatimit të urdhrave që ai i cilësoi si “të pakuptimtë dhe vetëvrasës”.

Sipas tij, disa pjesëtarë të ushtrisë ruse janë të gatshëm t’i kundërvihen udhëheqjes ushtarake dhe politike, duke thënë se “ushtria do t’i kthejë armët kundër atyre që u shkaktojnë dhimbje”.

Lunin ka kërkuar një takim me presidentin rus, Vladimir Putin, ku pretendon se do t’i paraqesë raste për tortura masive, presion dhe zhvatje parash brenda strukturave të ushtrisë.

Deklaratat janë bërë në një kohë kur ushtria ruse vazhdon luftën në Ukrainë dhe kur raportimet për tensione të brendshme, probleme me disiplinën dhe pakënaqësi mes ushtarëve kanë shtuar debatet mbi gjendjen brenda forcave të armatosura ruse.

Megjithatë, pretendimet e bëra nga Lunin nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur dhe autoritetet ruse nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar për këto deklarata.

Tags: Kremlini Rusia Vladimir Putin

Continue Reading

Previous: Vuçiq kërcënon nga Beogradi: Nesër do ta shihni forcën e ushtrisë
Next: Raketat ukrainase “Flamingo” godasin fabrikën strategjike ruse në Volgograd

Dy fytyrat e Vuçiqit në Kiev: Serbia e vetmja që refuzoi të nënshkruajë deklaratën për Ukrainën 2 min read
  • Botë

Dy fytyrat e Vuçiqit në Kiev: Serbia e vetmja që refuzoi të nënshkruajë deklaratën për Ukrainën

The Geopost July 16, 2026
SHBA kryen valë të re sulmesh ndaj Iranit, publikon pamje nga operacioni 90-minutësh 1 min read
  • Botë

SHBA kryen valë të re sulmesh ndaj Iranit, publikon pamje nga operacioni 90-minutësh

The Geopost July 16, 2026
Ukraina godet 17 nga 20 anijet e flotës ruse në ‘hije’ në Detin e Zi 1 min read
  • Botë
  • Lajme

Ukraina godet 17 nga 20 anijet e flotës ruse në ‘hije’ në Detin e Zi

The Geopost July 15, 2026
Franca dhe Ukraina dakordohen për blerjen e 16 avionëve luftarakë Rafale dhe forcimin e mbrojtjes ajrore të Kievit 2 min read
  • Botë

Franca dhe Ukraina dakordohen për blerjen e 16 avionëve luftarakë Rafale dhe forcimin e mbrojtjes ajrore të Kievit

The Geopost July 15, 2026
Zgjerimi i BE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi përparojnë në negociatat e anëtarësimit, Serbia ngec edhe më tej 4 min read
  • Botë
  • Lajme

Zgjerimi i BE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi përparojnë në negociatat e anëtarësimit, Serbia ngec edhe më tej

The Geopost July 14, 2026
Parlamenti Evropian: Rusia, Kina dhe Bjellorusia përbëjnë kërcënimet kryesore hibride për BE-në 4 min read
  • News

Parlamenti Evropian: Rusia, Kina dhe Bjellorusia përbëjnë kërcënimet kryesore hibride për BE-në

The Geopost July 14, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.