Profesori dhe ish-diplomati Sylë Ukshini, ka deklaruar se ideja e “Serbisë së Madhe” është varrosur si në aspektin juridik ashtu edhe në atë politik, duke theksuar se njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës e ka bërë atë një projekt të parealizueshëm.
Në episodin më të ri të The GeoTalks, Ukshini analizon rolin e Gazimestanit, mitin e Kosovës, simbolikën e Vidovdanit dhe mënyrën se si historia është instrumentalizuar për mobilizim politik dhe propagandë.
Ai trajton gjithashtu ndikimin e mediave pro-serbe dhe pro-ruse në riprodhimin e këtyre narrativave edhe në ditët e sotme.
Duke bërë një krahasim historik, Ukshini tha se, ndryshe nga Gjermania pas vitit 1945, Serbia pas vitit 1999 nuk ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj së kaluarës së saj.
“Për dallim nga Gjermania e vitit 1945, Serbia e pas vitit 1999 nuk ka pasur një qëndrim kritik ndaj të kaluarës. Përkundrazi, Sllobodan Millosheviq është dorëzuar në Hagë, por ai është akuzuar se nuk ka arritur ta jetësojë idenë e Serbisë së Madhe”, u shpreh ai.
Sipas Ukshinit, njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës e ka mbyllur përfundimisht këtë projekt.
“Njohja ndërkombëtare e Pavarësisë së Kosovës e varrosi përfundimisht edhe de facto, sepse de jure e ka varrosur idenë e Serbisë së Madhe. Ajo është vetëm një mit që mban peng shoqërinë dhe politikën serbe”, tha ai.
Intervistën e plotë me Sylë Ukshinin mund ta ndiqni në episodin më të ri të The GeoTalks.

Sylë Ukshini në The Geotalks: Gazimestani ‘arma’ e propagandës serbe
Jason Steinhauer në The Geotalks: Beteja për të vërtetën në epokën e algoritmeve
Gazetarja zvicerane: Edhe Zvicra përballet me dezinformimin dhe propagandën
Dubrava mes kujtesës dhe harresës
Dugolli: Serbia zbatoi plan morbid për zhdukjen e shqiptarëve në Dubravë
Dugolli për Ukshin Hotin: E mbanin të izoluar… fytyra e tij tregonte se kishte përjetuar tmerr