Eksperti i njohur për Ballkanin, Jasmin Mujanoviq, ka bërë thirrje që Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja të angazhohen më fuqishëm në procesin e njohjes së Kosovës, duke e trajtuar mosnjohjen nga disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian si çështje prioritare në marrëdhëniet e tyre dypalëshe.
Gjatë dëshmisë së tij para Komitetit të Përhershëm për Punët e Jashtme dhe Zhvillimin Ndërkombëtar të Dhomës së Komunave të Kanadasë, Mujanoviq u ftua si ekspert për të folur mbi situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Ai theksoi se nuk ka arsye koherente për qëndrimin e disa vendeve të BE-së që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, duke përmendur Spanjën, Sllovakinë, Greqinë, Qipron dhe Rumaninë si pesë shtetet që mbajnë këtë pozicion.
“Nuk ka asnjë arsye koherente pse vende të tilla si Spanja, Sllovakia dhe të tjera nuk e njohin sovranitetin e Kosovës… Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja duhet t’ua bëjnë të qartë këtyre pesë shteteve anëtare të BE-së se mosnjohja e Kosovës do të trajtohet si çështje dypalëshe”, ka deklaruar Mujanoviq.
Ai shoti se, një qasje e koordinuar perëndimore do të ndihmonte në forcimin e stabilitetit rajonal dhe përshpejtimin e integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor.
Tutje u shpreh se rajoni Ballkanit mbetet i ndjeshëm ndaj ndikimeve gjeopolitike të Rusisë dhe Kinës, duke kërkuar angazhim më të madh të aleatëve perëndimorë.
The GeoPost
.@jasminmuj before 🇨🇦 MPs : There is no coherent reason whatsoever why 🇪🇸🇸🇰 & others do not recognize Kosovo’s sovereignty.
Following the excellent suggestion by 🇺🇸 Rep. Self, 🇺🇸& 🇨🇦 should signal that non-recognition of 🇽🇰will be a bilateral issue between them & the 5 EU states pic.twitter.com/LBBA3SGYxS
— Admirim (@admirim) June 19, 2026

PPE nis procedurat kundër SNS-së: Vuçiqi ka luajtur mjaft në të dyja anët
FSK njofton për ushtrime të përbashkëta me ushtrinë nga Amerika, Kroacia dhe Shqipëria
Varreza masive në Zubin Potok, konfirmohet identiteti i tri viktimave – i përkasin “Grupit të Intelektualëve”
Media ruse e serbe paraqesin rrejshëm protestën në Tiranë si “trazira” për shkak të dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
Von der Leyen anashkalon Serbinë, do ta vizitojë Kosovën dhe Shqipërinë
Kandiq: Serbia synoi që shqiptarët të ishin 5 për qind në Kosovë, prandaj u dëbuan 800 mijë në 1999