Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

BE përgatit debat strategjik për zgjerimin, në fokus “integrimi gradual” i Ballkanit Perëndimor

The Geopost June 20, 2026 2 min read
Share the news

Bashkimi Evropian do të zhvillojë një debat strategjik mbi zgjerimin dhe reformat gjatë vjeshtës, një proces që pritet të konfirmohet edhe në dokumentin përfundimtar të samitit dyditor të liderëve të BE-së në Bruksel, më 18–19 qershor.

Sipas draft-konkluzioneve të Këshillit Evropian, të cilave u referohet Radio Evropa e Lirë, në tetor 2026 do të mbahet një diskutim i posaçëm strategjik mbi zgjerimin dhe reformat, në dritën e “momentit të ri” në procesin e anëtarësimit dhe në vijim të Deklaratës së Granadës.

Dokumenti vlerëson gjithashtu samitin BE–Ballkani Perëndimor, të mbajtur më 5 qershor në Tivat, si një ngjarje që ka kontribuar në dinamizimin e procesit të zgjerimit të BE-së.

Debati i ardhshëm pritet të trajtojë një qasje të re ndaj zgjerimit, e cila ende nuk është formalizuar, por është përmendur në disa dokumente jozyrtare të qarkulluara së fundmi në Bruksel.

Ndër to është një propozim i kancelarit gjerman Friedrich Merz, i cili sugjeron që vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin statusin e vëzhguesit në BE, ndërsa Ukrainës t’i jepet statusi i anëtarit të asociuar pa të drejtë vote.

Një tjetër dokument, i prezantuar një ditë para samitit në Tivat, vjen si propozim franko-gjerman dhe fokusohet në vendet kandidate që kanë mbetur prapa në përmbushjen e reformave institucionale, të cilat BE i konsideron thelbësore për procesin e anëtarësimit.

Po ashtu, një dokument i tretë i përgatitur nga Gjermania, Franca, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu propozon dhënien e të drejtave të kufizuara për anëtarët e ardhshëm të BE-së, me qëllim garantimin e funksionimit të institucioneve evropiane dhe parandalimin e regresit në respektimin e vlerave themelore.

“Integrimi gradual” si koncept i ri

Sipas draftit të Këshillit Evropian, po shqyrtohet një qasje e re e quajtur “integrim gradual”, e cila synon afrimin progresiv të vendeve kandidate me strukturat e BE-së gjatë gjithë procesit të anëtarësimit.

“Bashkimi Evropian do të vazhdojë të punojë ngushtë me Ballkanin Perëndimor dhe të mbështesë përpjekjet për reforma… Këshilli Evropian mbetet i përkushtuar për të nxitur integrimin gradual, në një mënyrë të bazuar në meritë dhe të kthyeshme”, thuhet në draftin e konkluzioneve.

Burime diplomatike në Bruksel, të cituara nga Radio Evropa e Lirë, theksojnë se po shqyrtohen intensivisht modele të reja të procesit të zgjerimit, të cilat mund të ndryshojnë nga praktikat e mëparshme të anëtarësimeve në BE.

Sipas këtyre burimeve, zgjerimet e ardhshme mund të mos ndjekin modelin klasik të integrimit të plotë si në valët e kaluara, por një qasje më të fazuar dhe të kushtëzuar.

The GeoPost

Tags: Ballkani Perëndimor BE Kosova

Continue Reading

Previous: Eksperti per Ballkanin ne parlamentin kanadez: Mosnjohja e Kosovës nga pesë shtete të BE-së duhet të trajtohet si çështje prioritare
Next: Pse reduktimi i KFOR-it shkon përtej çështjes ushtarake?

Dyshohet për zjarrvënie në shtëpinë e familjes Berisha në Zveçan, pak javë pas rikthimit pas 28 vjetësh 2 min read
  • Ballkan

Dyshohet për zjarrvënie në shtëpinë e familjes Berisha në Zveçan, pak javë pas rikthimit pas 28 vjetësh

The Geopost August 3, 2026
​Vuçiq e etiketon drejtësinë si “terror” sa herë që hetohen krimet e luftës në Kosovë 2 min read
  • Ballkan

​Vuçiq e etiketon drejtësinë si “terror” sa herë që hetohen krimet e luftës në Kosovë

The Geopost August 3, 2026
Deklarata skandaloze e Daçiqit në vitin 2020: Çfarë t’u bëjmë serbëve që tregojnë ku janë varrosur shqiptarët në Serbi 2 min read
  • Ballkan

Deklarata skandaloze e Daçiqit në vitin 2020: Çfarë t’u bëjmë serbëve që tregojnë ku janë varrosur shqiptarët në Serbi

The Geopost August 3, 2026
Biserko: Çdo varrezë e re në Kosovë rikthen përgjegjësinë e Serbisë për krimet e luftës 4 min read
  • Ballkan

Biserko: Çdo varrezë e re në Kosovë rikthen përgjegjësinë e Serbisë për krimet e luftës

The Geopost August 3, 2026
Retorika e zyrtarëve serbë rikthen narrativat e viteve 90-ta kundër Kosovës 3 min read
  • Ballkan

Retorika e zyrtarëve serbë rikthen narrativat e viteve 90-ta kundër Kosovës

The Geopost August 3, 2026
Komandanti i KFOR-it: Retorika nxitëse dhe dezinformatat mbeten shqetësim për sigurinë në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • News

Komandanti i KFOR-it: Retorika nxitëse dhe dezinformatat mbeten shqetësim për sigurinë në Kosovë

The Geopost August 2, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.