Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim

The Geopost June 20, 2026 3 min read
Share the news

Izraeli dhe Hezbollahu kanë arritur marrëveshje për armëpushim të premten, disa orë pas sulmeve ajrore izraelite në jug të Libanit. Armëpushimi mes tyre vjen dy ditë pasi hyri në fuqi një memorandum paqeje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Forcat e Mbrojtës së Izraelit (IDF) konfirmuan të premten pasdite se armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut është tashmë në fuqi.

Zëdhënësi i IDF-së, Effie Defrin, tha në një deklaratë: “Ne jemi në armëpushim. IDF-ja është e përgatitur të vazhdojë luftimet nëse do t’i kërkohet ta bëjë këtë”.

Ndërkohë, një zyrtar i lartë amerikan i tha më herët agjencisë së lajme Reuters se, “pas shkëmbimit të zjarrit më herët gjatë ditës së sotme, Izraeli dhe Hezbollahu tani janë në armëpushim”.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Irani ndihmuan në arritjen e marrëveshjes për armëpushim.

Izraeli ka kryer sulme kundër militantëve të Hezbollahut në Liban që nga 2 marsi, dy ditë pas fillimit të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit, kur forcat e Hezbollahut hapën zjarr në mbështetje të Teheranit.

Irani ka shprehur vazhdimisht mbështetje të fortë për Libanin dhe e ka lidhur konfliktin me një zgjidhje më të gjerë rajonale.

Hezbollah është grup militant dhe parti politike që kontrollon një pjesë të madhe të Libanit jugor. Ai konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka futur në listën e zezë krahun e tij të armatosur.

Një armëpushim që ka qenë në fuqi që nga 17 prilli dhe që u zgjat më vonë në prill, maj dhe qershor, i kishte kufizuar luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut, por nuk i kishte ndalur ato plotësisht.

Qindra njerëz janë vrarë në sulme që prej atëherë, dhe palët e kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të shumta të marrëveshjes.

Ndërkohë, Irani dhe Shtetet e Bashkuara njoftuan më 17 qershor arritjen e një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

Pika e parë e marrëveshjes mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit parashikon ndërprerjen e menjëhershme dhe të përhershme të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë edhe Libanin.

Marrëveshja angazhon gjithashtu të gjitha palët për të garantuar integritetin territorial dhe sovranitetin e Libanit.

Memorandumi i mirëkuptimit, i ndërtuar mbi 14 pika, përfshin rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, zotimin e Iranit për të mos zotëruar kurrë armë bërthamore, një plan prej 300 miliardë dollarësh për rindërtimin e Iranit, si dhe heqjen e të gjitha llojeve të sanksioneve ndaj Iranit.

Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar më herët se, megjithëse Libani përfshihet në kuadrin e armëpushimit, tërheqja e forcave izraelite nga territori libanez nuk është kusht i marrëveshjes dhe se Izraeli do të vazhdojë të ruajë të drejtën për vetëmbrojtje.

Tags: Armepushim Hezbollah Iran

Continue Reading

Previous: “Kurthi i luftës” i Putinit dhe çmimi i mundshëm për paqe
Next: Bastisje në një rajon rus, njerëzit kapen në rrugë dhe dërgohen në luftë

Mbi 5.7 milionë ukrainas të zhvendosur jashtë vendit për shkak të luftës 2 min read
  • Botë
  • News

Mbi 5.7 milionë ukrainas të zhvendosur jashtë vendit për shkak të luftës

The Geopost June 20, 2026
Bastisje në një rajon rus, njerëzit kapen në rrugë dhe dërgohen në luftë 1 min read
  • Botë
  • News

Bastisje në një rajon rus, njerëzit kapen në rrugë dhe dërgohen në luftë

The Geopost June 20, 2026
“Kurthi i luftës” i Putinit dhe çmimi i mundshëm për paqe 7 min read
  • Botë
  • News

“Kurthi i luftës” i Putinit dhe çmimi i mundshëm për paqe

The Geopost June 20, 2026
Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit për kalim të anijeve 1 min read
  • Botë
  • News

Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit për kalim të anijeve

The Geopost June 20, 2026
Zelensky ultimatum Lukashenkos: Tërhiqni pajisjet ushtarake nga kufiri ose do të veprojmë 1 min read
  • Botë
  • News

Zelensky ultimatum Lukashenkos: Tërhiqni pajisjet ushtarake nga kufiri ose do të veprojmë

The Geopost June 20, 2026
Senatorët amerikanë propozojnë përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të mbështetur ushtrinë e Ukrainës 3 min read
  • Botë
  • News

Senatorët amerikanë propozojnë përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të mbështetur ushtrinë e Ukrainës

The Geopost June 19, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.