Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Vlahoviç: Vuçiq nuk mund ta shikojë me qetësi Malin e Zi të afrohet me Evropën

The Geopost June 5, 2026 3 min read
Share the news

Presidenti i Komitetit të Helsinkit të Malit të Zi dhe ish-ministri i Jashtëm, Miodrag Vlahoviq, ka reaguar ashpër pas dëbimit të 87 shtetasve serbë nga aeroporti i Tivatit, duke e cilësuar rastin si shumë më tepër sesa një incident të zakonshëm diplomatik.

Në një deklaratë për Pobjeda, Vlahoviq tha se do të ishte nënvlerësim të përshkruhej ngjarja thjesht si një skandal serioz, duke e cilësuar atë si një provokim të rrezikshëm ndaj Malit të Zi.

Sipas tij, deklaratat dhe veprimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq tregojnë vazhdimisht pakënaqësi dhe armiqësi ndaj Malit të Zi.

“Ky operacion nuk është aspak befasues. Ai përputhet me metodat që përdoren nga shteti serb, shërbimet e tij, mediat dhe Kisha, të cilat veprojnë në mënyrë të koordinuar për të fyer, nënçmuar dhe rrezikuar Malin e Zi”, tha Vlahoviq.

Ai e lidhi ngjarjen edhe me samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Tivat, duke argumentuar se afrimi i Malit të Zi me Bashkimin Evropian paraqet një shqetësim për Beogradin zyrtar.

“Ky samit është një sukses i padiskutueshëm për Malin e Zi dhe një konfirmim i mbështetjes së Bashkimit Evropian për axhendën e tij evropiane. Vuçiq nuk mund ta shohë me qetësi afrimin e Malit të Zi me Evropën, ndërsa regjimi i tij përballet me kriza dhe skandale të shumta”, deklaroi ai.

Sipas Vlahoviqit, dërgimi i grupit nga Serbia mund të interpretohet si pjesë e një strategjie më të gjerë propagandistike, e cila synon të krijojë narrativa për kërcënime ndaj Serbisë dhe interesave serbe në rajon.

Ai shkoi edhe më tej, duke e cilësuar këtë qasje si vazhdimësi të politikave nacionaliste që, sipas tij, kanë qenë të pranishme që nga vitet e luftërave në ish-Jugosllavi.

Vlahoviq kritikoi gjithashtu faktin që në mesin e personave të kthyer nga Mali i Zi ndodheshin individë që autoritetet i kanë identifikuar si persona me interes për sigurinë apo me të kaluar kriminale.

“Ka shumë simbolikë në faktin që njerëz me precedentë kriminalë përdoren si shoqërues apo mbështetës politikë. Kriminelët e regjistruar ndjekin një politikë kriminale që nuk ndalet në kufijtë e Serbisë, por përhapet në të gjithë rajonin”, tha ai.

Në fund, Vlahoviq kërkoi reagim institucional nga Podgorica.

Ai tha se pret që Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi ta thërrasë ambasadorin serb për sqarime dhe që institucionet shtetërore t’i bëjnë të qartë Beogradit se veprime të tilla nuk do të tolerohen.

Sipas tij, aksioni i autoriteteve malazeze për të ndaluar hyrjen e grupit nga Serbia ishte i justifikuar dhe dëshmoi gatishmërinë e shtetit për të mbrojtur sigurinë dhe rendin publik në prag të një ngjarjeje të rëndësishme ndërkombëtare./Telegrafi.

Tags: Mali i Zi Serbia

Continue Reading

Previous: Si Serbia dhe Rusia kanë lidhje të thella historike dhe partneritet të veçantë, përfshirë propagandën
Next: Nga Banjska deri te Kongresi i SHBA-së: Kosova gjithnjë e më afër NATO-s, Serbia po zhytet në vetizolim

Serbia glorifikoi Mlladiqin, Vuçiqi viktimizohet pas reagimit të BE-së 3 min read
  • Ballkan

Serbia glorifikoi Mlladiqin, Vuçiqi viktimizohet pas reagimit të BE-së

The Geopost September 9, 2026
Serbë nga fronti në Ukrainë me mesazhe kërcënuese për Kosovën (Video) 2 min read
  • Ballkan

Serbë nga fronti në Ukrainë me mesazhe kërcënuese për Kosovën (Video)

The Geopost September 9, 2026
Alarm nga ish-ambasadori amerikan: Perëndimi duhet ta ndryshojë urgjentisht strategjinë ndaj Serbisë 3 min read
  • Ballkan

Alarm nga ish-ambasadori amerikan: Perëndimi duhet ta ndryshojë urgjentisht strategjinë ndaj Serbisë

The Geopost September 9, 2026
“Koha që Serbia të përballet me pasojat”: Brukseli ndryshon ton pas funeralit të Mlladiqit 8 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Koha që Serbia të përballet me pasojat”: Brukseli ndryshon ton pas funeralit të Mlladiqit

The Geopost September 9, 2026
Bosnja dëbon dy diplomatë serbë për shkak të madhështimit të Mlladiqit 5 min read
  • Ballkan

Bosnja dëbon dy diplomatë serbë për shkak të madhështimit të Mlladiqit

The Geopost September 9, 2026
“Pamje tronditëse”: Udhëheqësit e BE-së dënojnë madhërimin e Mlladiqit në Beograd 2 min read
  • Ballkan

“Pamje tronditëse”: Udhëheqësit e BE-së dënojnë madhërimin e Mlladiqit në Beograd

The Geopost September 8, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.