Screenshot
Për një gjeneratë, “Dubrava” është kujtesë e dhimbjes, burgut, torturës dhe një prej masakrave më të rënda të luftës në Kosovë.
Për gjeneratat e pasluftës, i njëjti emër shpesh përdoret ndryshe — si simbol i burgut dhe ndëshkimit për padrejtësitë e sotme.
Si ndryshon kuptimi i një vendi me kalimin e kohës? A po ruhet kujtesa reale për atë që ndodhi në Burgun e Dubravës, apo brezat e rinj po e njohin atë vetëm përmes simbolikës që përdoret sot në diskursin publik dhe politik?
Në një rrëfim emocional dhe reflektues, i mbijetuari Bislim Zogaj flet për përjetimet nga brenda Burgut të Dubravës, kujtesën e masakrës dhe mënyrën se si e sheh sot raportin e shoqërisë me të kaluarën.
Për më shumë, ndiqeni intervistën e plotë në The Geotalks me Naile Dema.

Sylë Ukshini: Njohja ndërkombëtare e Kosovës e ka varrosur idenë e Serbisë së Madhe
Sylë Ukshini në The Geotalks: Gazimestani ‘arma’ e propagandës serbe
Jason Steinhauer në The Geotalks: Beteja për të vërtetën në epokën e algoritmeve
Gazetarja zvicerane: Edhe Zvicra përballet me dezinformimin dhe propagandën
Dugolli: Serbia zbatoi plan morbid për zhdukjen e shqiptarëve në Dubravë
Dugolli për Ukshin Hotin: E mbanin të izoluar… fytyra e tij tregonte se kishte përjetuar tmerr