Një çift i martuar gjerman është arrestuar me dyshimin për krijimin e kontakteve me shkencëtarë gjermanë për marrjen e informacioneve për teknologjitë me përdorim të mundshëm ushtarak për Kinën, kanë bërë të ditur të mërkurën (20.05.2026) prokurorët federalë, raporton Reuters.
Çifti, i identifikuar vetëm si Xuejun C. dhe Hua S. në përputhje me rregullat gjermane të privatësisë, dyshohet se punonin për një agjenci kineze të inteligjencës dhe se kërkonin informacione për teknologjinë e avancuar me aplikime ushtarake, kanë shtuar prokurorët.
Arrestimet, të cilat janë kryer të mërkurën, janë bërë derisa autoritetet gjermane paralajmërojnë për shqetësime në rritje të sigurisë nga Kina.
E shqetësuar për transferimin e teknologjisë, qeveria gjermane e kancelarit Friedrich Merz, i cili vizitoi Kinën në shkurt, po mundohet “ta zvogëlojë rrezikun” e lidhjeve ekonomike. Pekini ka mohuar vazhdimisht akuzat për spiunazh.
Në urdhërarrest, çifti akuzohet për krijimin e kontakteve me shkencëtarë në universitetet dhe institucionet kërkimore gjermane, duke përfshirë profesorë në inxhinieri hapësinore, shkencë kompjuterike dhe inteligjencë artificiale.
Ata dyshohen njashtu se herë pas here paraqiteshin si përkthyes, a punëtorë të një prodhuesi automobilash, kanë njoftuar prokurorët.
Disa shkencëtarë u joshën në Kinë për ligjërata me pagesë para një audience civile, kur në realitet, në to po merrnin pjesë përfaqësues të kompanive shtetërore të mbrojtjes, kanë shtuar prokurorët.
The GeoPost

250-vjetori i Pavarësisë, Trump: Amerika hyn në një “Epokë të Re të Artë”
Amerika feston 250-vjetorin e Pavarësisë, simbolin e lirisë dhe demokracisë
Rusia mbështetet te studentët për të kompensuar humbjet në rritje në Ukrainë
Vendim historik: Gjykata Speciale për agresionin rus do të bëhet në Holandë
Hungaria zhbllokon pjesërisht negociatat e Ukrainës për anëtarësim në BE
SHBA paralajmëron Poloninë: Rusia po përgatit një incident të armatosur në territorin tuaj