Gjenerallejtënanti i NATO-s, Alexus Grynkewich ka deklaruar se tërheqja e trupave amerikane nga Evropa nuk do të dobësojë mbrojtjen e Aleancës në kontinent.
Ai theksoi se, pavarësisht ndryshimeve në praninë ushtarake të SHBA-së, aftësitë mbrojtëse të NATO-s mbeten të forta dhe se vendet evropiane po marrin gjithnjë e më shumë përgjegjësi për mbrojtjen konvencionale në Evropë.
“Një total prej 5000 trupash amerikane do të tërhiqen nga Evropa”, pohoi ushtaraku.
Sipas tij, ky proces është gradual dhe i shtrirë në disa vite, duke reflektuar një riorganizim të rolit të SHBA-së dhe aleatëve brenda NATO-s, ku Uashingtoni do të fokusohet më shumë në kapacitete që aleatët nuk i kanë ende.
Komandanti theksoi gjithashtu se mbrojtja e përgjithshme e Aleancës mbetet e qëndrueshme përmes bashkëpunimit të ngushtë mes vendeve anëtare dhe forcimit të kapaciteteve të përbashkëta.
Ndryshe, Gjermania aktualisht strehon dhjetëra mijëra trupa amerikane, të shpërndara në disa baza strategjike që shërbejnë si qendra logjistike dhe operacionale për NATO-n në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë.
Çdo ndryshim në këtë prani shihet si pjesë e një riorganizimi më të gjerë strategjik të Pentagonit, që synon zhvendosjen e burimeve drejt Indo-Paqësorit dhe rritjen e kapaciteteve të aleatëve evropianë.
The GeoPost
NATO’s SACEUR General Alexus Grynkewich:
A total of 5,000 U.S. troops will be withdrawn from Europe. pic.twitter.com/KUD5JAXvBg
— Clash Report (@clashreport) May 19, 2026

Krizë karburanti në Rusi, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të mos ngasin veturat
Suedia porosit 16 aeroplanë Gripen E për Ukrainën
Edhe një rafineri e madhe ruse e karburanteve ndalon së funksionuari
250-vjetori i Pavarësisë, Trump: Amerika hyn në një “Epokë të Re të Artë”
Amerika feston 250-vjetorin e Pavarësisë, simbolin e lirisë dhe demokracisë
Rusia mbështetet te studentët për të kompensuar humbjet në rritje në Ukrainë