Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Britania vendos sistem të ri anti-dron në Lindjen e Mesme, do të instalohet në avionët “RAF Typhoon”

The Geopost May 18, 2026 1 min read
Share the news

Britania e Madhe ka njoftuar vendosjen e një sistemi të ri anti-dron në Lindjen e Mesme, në një lëvizje që synon forcimin e mbrojtjes ndaj kërcënimeve ajrore në rajon.

Sistemi i njohur si Advanced Precision Kill Weapon System do të instalohet në avionët luftarakë Eurofighter Typhoon të Forcave Ajrore Mbretërore britanike, duke u mundësuar atyre të godasin dhe shkatërrojnë dronët me saktësi të lartë dhe me kosto më të ulët.

Sipas autoriteteve britanike, sistemi po vendoset për të mbrojtur “qytetarët dhe partnerët e Mbretërisë së Bashkuar në Lindjen e Mesme nga sulmet me dronë”, në një periudhë kur tensionet në rajon mbeten të larta.

Ministri britanik për gatishmërinë e mbrojtjes dhe industrinë, Luke Pollard, deklaroi se projekti është realizuar në kohë rekord falë bashkëpunimit me industrinë ushtarake.

“Kjo ka qenë një përpjekje e shkëlqyer duke punuar me industrinë për të testuar dhe vendosur këtë sistem brenda pak muajsh, gjë që do të ndihmojë forcat ajrore të rrëzojnë shumë më tepër dronë me një kosto shumë më të ulët”, u shpreh Pollard.

The GeoPost

Tags: Britania e Madhe

Continue Reading

Previous: A do të vendosin SHBA-të sanksione shtesë ndaj Rusisë?
Next: Dron rus në Letoni, NATO ngre menjëherë avionët luftarakë

NATO nis stërvitjen më të madhe të forcave speciale në Evropë 1 min read
  • Botë

NATO nis stërvitjen më të madhe të forcave speciale në Evropë

The Geopost May 18, 2026
Pesë mënyra se si lufta e Iranit do ta ndryshojë përgjithmonë Lindjen e Mesme 8 min read
  • Botë

Pesë mënyra se si lufta e Iranit do ta ndryshojë përgjithmonë Lindjen e Mesme

The Geopost May 18, 2026
Dron rus në Letoni, NATO ngre menjëherë avionët luftarakë 1 min read
  • Botë

Dron rus në Letoni, NATO ngre menjëherë avionët luftarakë

The Geopost May 18, 2026
A do të vendosin SHBA-të sanksione shtesë ndaj Rusisë? 3 min read
  • Botë
  • News

A do të vendosin SHBA-të sanksione shtesë ndaj Rusisë?

The Geopost May 17, 2026
Zelensky publikon pamjet e sulmeve ukrainase ndaj avionëve rusë 1 min read
  • Botë
  • News

Zelensky publikon pamjet e sulmeve ukrainase ndaj avionëve rusë

The Geopost May 17, 2026
Franca e gatshme të bashkëpunojë me Ukrainën në mbrojtjen nga raketat balistike 3 min read
  • Botë
  • News

Franca e gatshme të bashkëpunojë me Ukrainën në mbrojtjen nga raketat balistike

The Geopost May 17, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.