Mekanizmi i Hagës ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes që krimineli i luftës Ratko Mladiq të lirohet për trajtim në Serbi për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ka thënë djali i tij, Darko Mladiq.
Sipas tij, arsyetimi i Mekanizmit është se Mladiq ka në dispozicion mjekët më të mirë të mundshëm që i ofrojnë kujdesin më të mirë mjekësor.
Kujtojmë se Mladiq më 10 prill ka pësuar një goditje në tru dhe gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar më tej, pasi ai vuan nga probleme të rënda neurologjike, kardiovaskulare dhe nefrologjike, raportojnë mediat.
Më 2 maj ai është transferuar nga njësia e paraburgimit në një spital civil në Hagë për shkak të dyshimeve për goditje në tru. Që nga viti 2024, Mladiq ndodhet në spitalin e paraburgimit në Hagë, ku po merr kujdes paliativ.
Mekanizmi ka refuzuar disa herë kërkesën që ai të lirohet përkohësisht për trajtim në Serbi.
Ratko Mladiq, ish-komandant i Ushtrisë së Republikës Serbe të Bosnje-Hercegovinës, është dënuar me burgim të përjetshëm më 8 qershor 2021 nga Mekanizmi për Gjykatat Penale Ndërkombëtare (MICT) në Hagë.
Ai është shpallur fajtor për gjenocid në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.
The Geopost

“A je me Radoiçiqin apo me Rashiqin?” – politikani serb publikon detaje për frikësimin e serbëve gjatë kalimit në Jarinë
Ministri i Malit të Zi kritikon ashpër vendimin e një komune për çnjohjen e Kosovës
Si po rritet prania e kompanive kineze dhe ruse në zhvillimin e rregulloreve minerare në Serbi
Kongresmeni Self: Refuzimi i disa shteteve anëtare të NATO’s për ta njohur Kosovën, minon stabilitetin në Ballkan
Propozohet rezolutë në Kuvendin e Serbisë për dënimin e krimeve serbe në Kosovë
Togeri serb i Policisë së Kosovës i çoi BIA-s dokumente sekrete