Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Togeri serb i Policisë së Kosovës i çoi BIA-s dokumente sekrete

The Geopost May 13, 2026 2 min read
Share the news

Togeri i Policisë së Kosovës i nacionalitetit serb, Bojan Jevtiq, i ka dërguar Serbisë dokumente konfidenciale e sekrete, duke i dorëzuar nëpërmjet platformave të komunikimit me internet, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale.

Në të shkruan se Jevtiq ia ka dërguar ato Agjencisë për Siguri dhe Inteligjencë të Serbisë (BIA) dhe se me këtë veprim është rrezikuar rëndë siguria e Kosovës, për çka prokuroria ka kërkuar që dënimi ndaj tij të jetë konform paragrafit 6 të nenit 124 të Kodit Penal, që parasheh dënim nga 10 vjet deri në burgim të përjetshëm.

“Nga një periudhë kohore e pacaktuar e deri më datë 17.07.2025, respektivisht deri në momentin e arrestimit të tij, i pandehuri [e redaktuar], në cilësinë e zyrtarit policor me gradën toger dhe në detyrën e Shefit të Sektorit të Operativës në Stacionin Policor Kufitar [e redaktuar], me dashje dhe në mënyrë të vazhdueshme, ka mbledhur, siguruar dhe transmetuar informacione dhe dokumente zyrtare të klasifikuara si ‘Konfidencial’ dhe ‘Sekret’, që ndërlidhen me sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në aktakuzën për Bojan Jevtiqin.

Sipas Prokurorisë Speciale, Jevtiqi i ka dërguar BIA-s informata si shkak i të cilave janë rrezikuar jetët e zyrtarëve të institucioneve të sigurisë së Kosovës e edhe qytetarëve.

Në aktakuzë theksohet se aplikacionet e mesazheve WhatsApp dhe Telegram janë përdorur për t’i transmetuar sekretet shtetërore të zyrtari i BIA-s, me nofkën “Qira”, e me të cilin është takuar edhe fizikisht në disa raste në Beograd.

“Me këto veprime, i pandehuri edhe pse në dijeni për natyrën e klasifikuar të dokumenteve dhe pasojat e mundshme, ka cenuar rëndë sigurinë kombëtare, rendin kushtetues dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe ka rrezikuar drejtpërdrejt jetën dhe sigurinë e zyrtarëve shtetërorë dhe qytetarëve të saj”, thuhet në aktakuzë.

Për spiunazh në Kosovë është dënuar ish-polici i Kosovës, Aleksandar Vlajiq me pranim fajësie vitin e kaluar. Sivjet në shkallë të parë është dënuar edhe zyrtarja e OSBE-së, Jelena Gjukanoviq. Ajo është dënuar me gjashtë vjet burgim.

E gjykimi i Muharrem Qerimit dhe Bedri Shabanit, nuk ka nisur.

Në paraburgim nën dyshimet për spiunazh është edhe Fatmir Sheholli, që ishte pjesë e Sigurimit Shtetëror të Serbisë në vitet e 90-a.

Tags: BIA Kosova Policia e Kosovës Serbia Spiunazh

Continue Reading

Previous: “Glorifikimi i kriminelëve të luftës”, Schmidt në KS të OKB-së paralajmëron rreziqe për integritetin e Bosnjës
Next: Propozohet rezolutë në Kuvendin e Serbisë për dënimin e krimeve serbe në Kosovë

Vuçiq kërcënon nga Beogradi: Nesër do ta shihni forcën e ushtrisë 3 min read
  • Ballkan
  • News

Vuçiq kërcënon nga Beogradi: Nesër do ta shihni forcën e ushtrisë

The Geopost June 27, 2026
Një çerek shekulli nga ekstradimi i Millosheviqit: Në Hagë pa aktgjykim, në Serbi i rehabilituar 12 min read
  • Ballkan
  • News

Një çerek shekulli nga ekstradimi i Millosheviqit: Në Hagë pa aktgjykim, në Serbi i rehabilituar

The Geopost June 27, 2026
‘Shumë shqetësuese’: Gjetjet e reja të HRW mbi importet e mundshme të spiunazhit në Serbi 7 min read
  • Ballkan
  • News

‘Shumë shqetësuese’: Gjetjet e reja të HRW mbi importet e mundshme të spiunazhit në Serbi

The Geopost June 27, 2026
Shqipëria heton ndikimin iranian në “Revolucionin e Flamingove” 8 min read
  • Ballkan
  • News

Shqipëria heton ndikimin iranian në “Revolucionin e Flamingove”

The Geopost June 27, 2026
Mali i Zi ia ndalon hyrjen në vend gazetarit propagandues dhe aleatit të Vuçiqit 2 min read
  • Ballkan
  • News

Mali i Zi ia ndalon hyrjen në vend gazetarit propagandues dhe aleatit të Vuçiqit

The Geopost June 27, 2026
Republika Srpska thellon bashkëpunimin policor me Moskën pavarësisht sanksioneve të BE-së 9 min read
  • Ballkan
  • News

Republika Srpska thellon bashkëpunimin policor me Moskën pavarësisht sanksioneve të BE-së

The Geopost June 26, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.