Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Pas pezullimit të fondeve të BE-së për Serbinë, Vuçiq sulmon Marta Kos

The Geopost May 9, 2026 1 min read
Share the news

Aleksandar Vuçiq ka deklaruar gjatë një vizite në Shid se ka ndërprerë komunikimin me disa të huaj që, sipas tij, nuk kanë qëllime të mira ndaj Serbisë.

Në këtë kontekst ai përmendi edhe komisioneren e Bashkimit Evropian për zgjerim, Marta Kos.

“Shihni që kam ndaluar së foluri për Marta Kos. Nuk do të them asnjë fjalë për të”, tha Vuçiq, raporton nova.rs.

I pyetur nga të pranishmit nëse si president i Serbisë duhet të zhvillojë komunikim me përfaqësues të Bashkimit Evropian, Vuçiq u përgjigj me ironi, duke përshkruar një bisedë të mundshme me komisioneren Kos dhe duke shtuar se ka arsye personale për qëndrimin e tij.

Megjithatë, ai theksoi se për Serbinë është e rëndësishme që të mbetet në rrugën evropiane.

Në vazhdim, Vuçiq komentoi edhe aktivitetet për Ditën e Evropës të mbajtura në Shtëpinë Evropiane në Beograd, si dhe një koncert të këngëtarit Darko Rundek që u zhvillua para ambienteve të BE-së.

Ai kritikoi pjesëmarrjen në këto ngjarje, duke i krahasuar me protestat e mëparshme dhe duke ironizuar mbi mungesën e tij në to, duke shtuar se mund të marrë pjesë vitin e ardhshëm nëse situata politike ndryshon.

Ndryshe, BE-ja ka pezulluar lirimin e fondeve për shtetin serb pasi që nuk i ka përmbush disa prej kërkesave.

Tags: Aleksandar Vuçiq Marta Kos Serbia

Continue Reading

Previous: Kërcënimi ndaj Kurtit, Ibishi: Pas “Brigadës së Veriut” qëndrojnë inteligjenca serbe dhe ruse
Next: SHBA vendos sanksione ndaj kompanive kineze që ndihmojnë Iranin

Reagimi i Shqipërisë për Ibrin e irriton Vuçiqin, presidenti serb sulmon Kosovën me akuza të pabaza 2 min read
  • Ballkan

Reagimi i Shqipërisë për Ibrin e irriton Vuçiqin, presidenti serb sulmon Kosovën me akuza të pabaza

The Geopost August 11, 2026
Nga “The Kyiv Independent” te “Ukrainska Pravda”: Si raportuan mediat ukrainase reagimin e Kosovës ndaj Zelenskyt 3 min read
  • Ballkan

Nga “The Kyiv Independent” te “Ukrainska Pravda”: Si raportuan mediat ukrainase reagimin e Kosovës ndaj Zelenskyt

The Geopost August 10, 2026
Deputeti ukrainas: Njohja e Kosovës mund të rikthehet në agjendën e Kievit pas luftës 4 min read
  • Ballkan

Deputeti ukrainas: Njohja e Kosovës mund të rikthehet në agjendën e Kievit pas luftës

The Geopost August 10, 2026
Regjisori serb akuzon Vuçiqin pas dhunës fizike ndaj tij: Ai kontrollon gjithçka që ndodh në Serbi 4 min read
  • Ballkan

Regjisori serb akuzon Vuçiqin pas dhunës fizike ndaj tij: Ai kontrollon gjithçka që ndodh në Serbi

The Geopost August 10, 2026
Deklarata e Zelenskyt, reagon deputeti Goncharenko: Është gabim diplomatik, ukrainasit mbështesin pavarësinë e Kosovës 4 min read
  • Ballkan

Deklarata e Zelenskyt, reagon deputeti Goncharenko: Është gabim diplomatik, ukrainasit mbështesin pavarësinë e Kosovës

The Geopost August 10, 2026
Stojkoviq godet Vuçiqin: Gati të shkatërrojë lumin dhe jetën e njerëzve vetëm për hakmarrje 3 min read
  • Ballkan

Stojkoviq godet Vuçiqin: Gati të shkatërrojë lumin dhe jetën e njerëzve vetëm për hakmarrje

The Geopost August 10, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.