Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përshëndetur planet për blerjen e dy skuadriljeve të reja të aeroplanëve luftarakë të avancuar nga Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se kjo lëvizje do të forcojë ndjeshëm epërsinë ajrore të vendit.
Ministria izraelite e Mbrojtjes bëri të ditur se në kuadër të këtij plani parashihet blerja e një skuadriljeje avionësh F-35I dhe një tjetër me avionë F-15IA, si pjesë e një rritjeje të konsiderueshme të buxhetit të mbrojtjes.
Në një deklaratë zyrtare, Netanyahu njoftoi se Izraeli do të shtojë rreth 350 miliardë shekelë (afërsisht 118 miliardë dollarë) në buxhetin e mbrojtjes gjatë dekadës së ardhshme. Sipas tij, qëllimi është jo vetëm forcimi i kapaciteteve ushtarake, por edhe rritja e pavarësisë nga prodhuesit e huaj të armëve.
Ai theksoi gjithashtu ambicien e Izraelit për të zhvilluar në të ardhmen avionë të avancuar të prodhuar brenda vendit.
Kryeministri izraelit foli edhe për sfidat aktuale të sigurisë, duke veçuar kërcënimin në rritje nga dronët, veçanërisht në zonat e Libanit jugor dhe veriut të Izraelit.
Ai bëri të ditur se ka urdhëruar nisjen e një projekti të posaçëm për t’u përballur me këtë rrezik.
“Do të duhet kohë, por ne jemi duke punuar për këtë”, tha Netanyahu, duke paralajmëruar se adresimi i kërcënimit të dronëve nuk është një proces i shpejtë.
The Geopost

Gjurmët ruse dhe serbe në fillimet e sagës së Gjykatës Speciale
Gazeta gjermane FAZ: Fjala e parafundit për Thaçin dhe një fakt historik – lufta kundër Serbisë ishte e pashmangshme dhe e drejtë
Polonia mbyll përkohësisht aeroportet për shkak të operacioneve ushtarake
Shaheen: Rusia po intensifikon luftën hibride, SHBA-ja duhet të godasë burimet e financimit të Kremlinit
Rusët pranojnë suksesin ukrainas: Debakël, situata është alarmante
A po përgatitet Polonia për luftë me Rusinë?