Portali RT Balkan ka publikuar një lajm për grafitet e shkruara në një shtëpi në fshatin Mogillë, në afërsi të Vitisë, duke e paraqitur ngjarjen me titullin që e cilëson si “maltretim të ri ndaj serbëve në Kosovë”.
Sipas informacionit të disponueshëm, në këtë rast bëhet fjalë për shkrimin e grafiteve në pronë private, ndërsa identiteti i autorit në momentin e publikimit nuk ishte i njohur dhe nuk ishte konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet se kush qëndron pas këtij veprimi.
Çfarë pretendon RT Balkan në titull?
Analiza:
Duke analizuar artikullin e publikuar në RT Balkan, mund të vërehet se titulli dhe mënyra e raportimit përmbajnë elemente të qasjes sensacionaliste dhe klikbajt.
Në titull dhe në hyrje përdoret termi “maltretim”, i cili sugjeron ekzistencën e një presioni sistematik dhe të qëllimshëm, megjithëse në atë moment nuk është ofruar asnjë provë konkrete apo rezultat i hetimeve të Policisë së Kosovës që ta mbështesë këtë pretendim.
Në raste të tilla duhet dalluar qartë fakti (shkrimi i grafiteve) nga interpretimi (që kjo paraqet “maltretim të organizuar” ndaj një komuniteti të caktuar).
Në tekst nuk ekziston asnjë informacion i konfirmuar se kush i ka shkruar grafitet.
Prandaj është e rëndësishme të theksohet se nuk ka dëshmi publike që përcaktojnë identitetin apo përkatësinë etnike të autorit në këtë moment.
/The Geopost/

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit
Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit”
Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së
Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu