Paniku shpërtheu në darkën vjetore të Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në mbrëmjen e 25 prillit, pasi u dëgjuan të shtëna pranë një pike sigurie jashtë sallës së banketit, duke detyruar evakuimin e presidentit Donald Trump dhe qindra të ftuarve të profilit të lartë.
Agjentët e shërbimit sekret amerikan e larguan me shpejtësi Trumpin nga skena, ndërsa forcat e rendit vërshuan në vendngjarje me armë në duar.
Të pranishmit, të veshur me rroba formale, u panë duke u fshehur nën tavolina në një gjendje të mbizotëruar nga hutimi dhe frika.
Autoritetet konfirmuan se një i dyshuar u arrestua pranë zonës kryesore të kontrollit. Presidenti më vonë e identifikoi atë si një burrë 31-vjeçar nga Kalifornia, që besohet të ketë vepruar i vetëm.
Kaos në “Nerd Prom”
Ngjarja ndodhi pak pas fjalëve hapëse dhe gjatë shërbimit të darkës, pak përpara se Trump ta mbante fjalimin kryesor në këtë gala, një ngjarje e rëndësishme në kalendarin politik dhe mediatik të Uashingtonit.
Një reporter i REL në vendngjarje përshkroi se kishte dëgjuar disa shpërthime të forta, të ndjekura nga thirrje “të shtëna me armë”, gjë që shkaktoi panik në gjithë sallën.
Derisa Policia e rrethoi hotelin, helikopterët fluturonin mbi të dhe njësitë taktike siguruan perimetrin.
Në një deklaratë në vonë në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se kishte dashur të qëndronte në darkë, por ishte lejuar nga sigurimi.
Ai konfirmoi se i dyshuari ishte i armatosur me disa armë dhe se të paktën një oficer policie u qëllua, por shpëtoi falë jelekut antiplumb.
“Ai u qëllua nga një distancë shumë e afërt me një armë shumë të fuqishme, por jeleku e kreu punën e vet”, tha Trump, duke e përshkruar gjendjen e oficerit si stabile dhe me “gjendje të mirë shpirtërore”.
Hetimi
Zyrtarët thanë se një hetim është duke u zhvilluar, dhe se agjentë federalë që po i marrin në pyetje dëshmitarë dhe po kontrollojnë banesën e të dyshuarit.
Ushtruesi i detyrës së prokurorit të përgjithshëm, Todd Blanche, tregoi se ngritja e aktakuzës së shpejti, ndërsa drejtori i FBI-së, Kash Patel, tha se hetuesit po punojnë për të ndërtuar një pasqyrë të plotë të ngjarjes.
Trump tha se autoritetet besojnë që i dyshuari ishte veproi i vetëm dhe se nuk ka shenja të menjëhershme për ndonjë komplot më të gjerë apo lidhje të huaja.
Të shtënat shtojnë shqetësimet e vazhdueshme për dhunën politike në Shtetet e Bashkuara.
Trump u ka mbijetuar më parë tentativa për atentat, përfshirë një atentati gjatë një tubimi të fushatës në Pensilvani në vitin 2024.
Pavarësisht ndërprerjes, presidenti tha se darka do të riplanifikohet brenda një muaji.

Bashkëpunimi ushtarak Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Vuçiq nën hijen e fantazmës së rrethimit
Deklarata nxitëse e Vuçeviqit: Serbia “nuk do të qetësohet” derisa të lirohen serbët e dënuar në Kosovë
FSK dërgon ekip në Gaza për vlerësim paraprak të misionit paqeruajtës
Shkatërrues të rinj dronësh në frontin e luftës në Ukrainë
Ekspertët në Serbi: Vuçiq e përdor marrëveshjen Kosovë–Shqipëri–Kroaci për rikthimin e shërbimit ushtarak
Von der Leyen propozon një korridor strategjik energjetik për të anashkaluar ngushticën e Hormuzit