Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Eurodeputeti italian sfidon sërish Vuçiqin për debat publik: Në Beograd ose Bruksel, nëse guxon

The Geopost April 24, 2026 2 min read
Share the news

Eurodeputeti italian Sandro Gozi ka sfiduar sërish presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për një debat publik ballë për ballë, duke e paraqitur këtë si një test të standardeve demokratike evropiane.

Në një video të publikuar në rrjetin social X, Gozi, sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike Evropiane (EDP) dhe anëtar i grupit Renew Europe në Parlamentin Evropian, i bëri thirrje Vuçiqit të përballet në debat, qoftë në Beograd, qoftë në Bruksel.

“Debato me mua, Vuçiq, nëse guxon. Në Beograd ose në Bruksel. Ky është standardi bazë demokratik evropian: konfrontim i hapur, jo monologje dhe sulme personale”, deklaroi Gozi.

Ai akuzoi presidentin serb se, në vend të përballjes politike, përdor sulme personale dhe mbështetet, siç tha, te “lojaleistët” e tij për të sulmuar kritikët.

“Unë nuk kam nevojë për gjykatës të bindur dhe nuk jam ai që duhet të negociojë”, shtoi eurodeputeti italian, duke e lidhur sfidën me kritikat e tij të vazhdueshme për gjendjen e demokracisë, sundimit të ligjit dhe lirisë së medias në Serbi.

Sfidës së re i parapriu një intervistë e Vuçiqit në televizionin shtetëror serb RTS, ku presidenti serb i kushtoi disa minuta kritikave ndaj Partisë Demokratike Evropiane dhe vetë Gozit.

Pas kësaj, Gozi e kishte ftuar fillimisht Vuçiqin në një debat në televizionin N1, medium i perceptuar si kritik ndaj pushtetit në Serbi.

Edhe pse Vuçiq kishte deklaruar publikisht se e pranonte ftesën, më pas të dyja palët shkëmbyen akuza se pala tjetër po shmangej nga organizimi i debatit.

Në postimin e ri, Gozi e përsëriti thirrjen, duke e paraqitur atë si një çështje parimore dhe jo thjesht si përplasje personale.

Debate me, @avucic , if you dare. pic.twitter.com/Qc2ShUcjmb

— Sandro Gozi (@sandrogozi) April 23, 2026

Continue Reading

Previous: Janjiq: Dënimi i Radoiçiqit mund të hapë edhe rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit
Next: Sulmi në Banjskë: Spasojeviq dhe Tolliq dënohen me burgim të përjetshëm, Makismoviq me 30 vjet

Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor

The Geopost October 26, 2026
Lista Studentore e mposhti Vuçiqin, por a do të ndryshojë politika e Serbisë ndaj Kosovës? 7 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Lista Studentore e mposhti Vuçiqin, por a do të ndryshojë politika e Serbisë ndaj Kosovës?

The Geopost October 26, 2026
Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës? 8 min read
  • Ballkan

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

The Geopost October 26, 2026
Profesori nga Beogradi: Humbja e Vuçiqit, shans për shërimin e shoqërisë serbe 3 min read
  • Ballkan

Profesori nga Beogradi: Humbja e Vuçiqit, shans për shërimin e shoqërisë serbe

The Geopost October 26, 2026
“Nuk do të arratisem” – Vuçiqi i përhumbur reagon pas debaklit në zgjedhje 3 min read
  • Ballkan

“Nuk do të arratisem” – Vuçiqi i përhumbur reagon pas debaklit në zgjedhje

The Geopost October 26, 2026
Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104

The Geopost October 25, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.