Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë

The Geopost April 24, 2026 2 min read
Share the news

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviq, ka dezinformuar lidhur me atë që ai e quajti “aleancë ushtarake Zagreb–Tiranë–Prishtinë”, duke pretenduar se një afrim i tillë ushtarak paraqet një kërcënim potencial për Serbinë dhe për serbët në rajon.

Mojsilloviq tha:

“Aleanca ushtarake e Zagrebit, Tiranës dhe Prishtinës është e drejtuar kundër Serbisë dhe serbëve në rajon dhe përbën një faktor presioni ndaj vendit tonë si dhe një sfidë serioze të sigurisë, por edhe një përpjekje për të vendosur Forcat e Sigurisë së Kosovës si një ushtri të vërtetë.
Aleanca është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, Marrëveshjen e Dejtonit, Marrëveshjen për kontrollin nënrajonal të armatimeve dhe Marrëveshjen ushtarako-teknike”.

Analizë:

Analiza e pretendimeve të Mojsilloviqit për ekzistencën e një aleance ushtarake formale midis Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk është e konfirmuar nga asnjë dokument zyrtar ndërkombëtar.

Në praktikë, bëhet fjalë për bashkëpunim ushtarak bilateral dhe trilateral, marrëveshje për trajnim, shkëmbim përvojash dhe ushtrime të përbashkëta, si dhe bashkëpunim në kuadër të NATO-s dhe programeve partnere (Kroacia dhe Shqipëria janë anëtare të NATO-s).

Gjithashtu, nuk ka dëshmi publike se ky bashkëpunim ka komandë të përbashkët ushtarake, detyrim për mbrojtje të ndërsjellë apo dokument strategjik që përcakton veprim kundër Serbisë, siç pretendojnë zyrtarët serbë.

Ndërsa në Serbi kjo bashkëpunim përshkruhet si rrezik sigurie, në shtetet pjesëmarrëse dhe në kuadër të NATO-s ai interpretohet si:

Ndërsa në Serbi interpretohet si “aleancë e drejtuar kundër Serbisë”, ekspertë të sigurisë nga Zagrebi dhe Prishtina vlerësojnë se në Beograd nuk ka arsye për shqetësim.

Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë ka sqaruar se dokumenti trilateral me Shqipërinë dhe Kosovën përfaqëson marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje, e jo aleancë ushtarake.

Përfundim:

Ky është vetëm një tjetër përpjekje për përhapjen e dezinformatave mbi ekzistencën e një “aleance ushtarake Zagreb–Tiranë–Prishtinë”, pasi kjo pretendim nuk është i konfirmuar me dokumente zyrtare dhe nuk ekziston si aleancë ushtarake e definuar juridikisht ndërkombëtarisht, siç dezinformojnë zyrtarët serbë.

/The Geopost/

 

Tags: Kosovë Kroacia Rusia Serbia

Continue Reading

Previous: Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”
Next: Clickbait në titullin e RT Balkan: Shkrimi i grafiteve paraqitet si “maltretim”, ndonëse nuk ka hetim për autorin

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit 15 min read
  • Fact Checking
  • Siguri

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit

The Geopost October 22, 2026
Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit 1 min read
  • Ballkan
  • Fact Checking
  • Intervista

Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit

The Geopost October 21, 2026
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit” 4 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit”

The Geopost September 24, 2026
Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

The Geopost September 24, 2026
Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu
2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu

The Geopost September 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.