Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Trump: Po shënjestrojmë anije që vendosin mina, Hormuzi është nën kontrollin e SHBA-së

The Geopost April 24, 2026 2 min read
Share the news

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka urdhëruar Marinën amerikane që të “qëllojë” çdo anije që vendos mina në Ngushticën e Hormuzit, duke shtuar se “pastruesit” e minave po operojnë me intensitet të lartë, duke mos elaboruar më shumë.

Në një postim tjetër në Truth Social, Trump tha po ashtu se Irani po has në vështirësi që të zgjedhë një udhëheqës, duke pretenduar se SHBA-ja e ka nën kontroll Ngushticën e Hormuzit.

Udhëheqësi amerikan shtoi se asnjë anije nuk po lëvizë nëpër këtë rrugë të rëndësishme ujore pa miratimin e Marinës amerikane, duke theksuar se ngushtica është “nën kontroll të rreptë”.

Ai tha se kjo situatë do të vazhdojë derisa SHBA-ja dhe Irani të arrijnë një marrëveshje paqeje.

Trump është pajtuar që të vazhdohej një armëpushim me Iranin, i cili ishte paraparë të skadonte më 22 prill.

Megjithatë, SHBA-ja tha se do të mbajë në fuqi një bllokadë ndaj porteve iraniane derisa të arrihet një marrëveshje paqeje.

Irani e ka akuzuar SHBA-në se po shkel armëpushimin e arritur më 7 prill, me ndërmjetësimin e Pakistanit, përmes kësaj bllokade.

Irani e ka mbyllur në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit, e cila normalisht shërben si rrugë për kalimin e rreth një të pestës të furnizimit global me naftë dhe gaz të lëngshëm natyror, pak pas fillimit të luftës të SHBA-së dhe Izraelit me Iranin më 28 shkurt.

Ndërkaq, pas bisedimeve ballë për ballë në Islamabad më 11–12 prill që përfunduan pa marrëveshje, pritej të zhvillohej një rund i ri këtë javë, por nuk u zhvillua, pasi Irani nuk e konfirmoi pjesëmarrjen dhe negociatorët amerikanë nuk kanë udhëtuar ende për në Pakistan.

Trump po ashtu po kërkon që Teherani ta japë një përgjigje “të unifikuar” ndaj propozimeve të SHBA-së për përfundimin e luftës së SHBA-së dhe Izraelit me Iranin, dhe ai nuk ka vendosur ndonjë “afat të prerë” tani për tani, tha Shtëpia e Bardhë mbrëmjen e 22 prillit./REL

The GeoPost

Tags: Donald Trump Iran Ngushtica e Hormuzit SHBA

Continue Reading

Previous: Serbia injoron paralajmërimet e BE-së, thellon partneritetin me Rusinë
Next: Si dhe çka raportonte Jelena Gjukanoviq te BIA serbe

Videnoviq: “Bota serbe” e Vuçiqit është iluzion i copëtuar, Serbia duhet të largohet nga ndikimi rus 2 min read
  • Ballkan
  • News

Videnoviq: “Bota serbe” e Vuçiqit është iluzion i copëtuar, Serbia duhet të largohet nga ndikimi rus

The Geopost July 27, 2026
Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi 6 min read
  • Botë
  • Lajme

Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi

The Geopost July 27, 2026
Arrestohet një kineze në selinë e NATO-s në Belgjikë, dyshohet për spiunazh 3 min read
  • Botë

Arrestohet një kineze në selinë e NATO-s në Belgjikë, dyshohet për spiunazh

The Geopost July 27, 2026
Rumania rrëzon dronin e tretë, akuzon Rusinë për shkeljen e hapësirës ajrore 1 min read
  • Botë
  • News

Rumania rrëzon dronin e tretë, akuzon Rusinë për shkeljen e hapësirës ajrore

The Geopost July 27, 2026
SHBA-të shqyrtojnë sulmin tokësor për të nxjerrë uranium të pasuruar nga Irani 4 min read
  • Botë
  • News

SHBA-të shqyrtojnë sulmin tokësor për të nxjerrë uranium të pasuruar nga Irani

The Geopost July 26, 2026
Ukraina shkatërron për herë të parë raketat e reja MLRS Sarma të Rusisë 2 min read
  • Botë
  • News

Ukraina shkatërron për herë të parë raketat e reja MLRS Sarma të Rusisë

The Geopost July 26, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.